Bërja e makinave nga filmat, librat komik dhe videolojërat, është gjithmonë një projekt argëtues, por automjete të tilla janë kryesisht për ekspozita. Mirëpo, shtëpitë e tjuningut ‘Prior Design’ dhe ‘JP Performance’ bënë një përpjekje për të bërë një përjashtim.
Ata do të prodhojnë për klientët një ‘Volkswagen Beetle’, Breshkën legjendare nga loja Gran Turismo Sport dhe e gjitha që është e nevojshme për të interesuarit, është të kenë një ‘breshkë’ të tillë të prodhuar mes viteve 2011 dhe 2019 dhe natyrisht paratë. Paketa e modifikimeve u përgatit me lejen e ndërmarrjes Polyphony Digital, e cila qëndron pas lojës Gran Turismo Sport, si dhe Volkswagen, dhe kushton 5,950 euro. Dizajni paraprak donte të “kthente pamjen ekstreme të makinës origjinale në realitet”, dhe JP Performance ka një dokumentar mbi të gjithë procesin.
Përmirësimi i trupit përfshin harqe të reja rrotash, pragje, parakolp, një shpërndarës të integruar të pasmë dhe një spoiler të madh, gjithçka që ka një makinë nga loja Gran Turismo Sport e cila njihet për shpejtësinë dhe performancën e saj. Paketa do të jetë në dispozicion për vetëm 43 kopje.
Nuk ka asnjë informacion në lidhje me performancën, por dokumentari thotë se makina mundësohet nga një motor i rregullt me pesë cilindra, që ndoshta është marrë nga Audi. Në modelin RS3, ky motor zhvillon 394 kuaj fuqi. Projekti po zhvillohet në Kamp-Lintfort, Gjermani, dhe duket se të gjitha paketat do të shiten së shpejti./FrontOnline/