Të shpeshta janë rastet kur raportohet për vepra penale të cilat lidhen ne sulme seksuale.Madje shpesh herë, disa nga viktimat e dhunuara përfundojnë pa shenja jete, apo më lëndime të rënda trupore.Vetëm gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2020, në Policinë e Kosovës janë raportuar 39 raste të dhunimit.
Përpos kësaj, edhe dy të tjera u raportuan si tentim dhunimi.Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net nga policia u bë e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore pati edhe 38 raportime për sulm seksual në lokacione të ndryshme të vendit.“Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, një raportim, degradim i integritetit seksual katër raportime, keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, dy raportime”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Gjithashtu gjatë kësaj kohe u raportuan edhe dy raste të “Mundësimit apo detyrimit në prostitucion, një rast tjetër u raportua ku u ofruan lokale për prostitucion”.
Në periudhën kohore janar-gusht të këtij viti u raportua edhe për një rast të marrëdhënie seksuale brenda familjeve.Ditë më parë bujë të madhe bëri një rast që ndodhi në rajonin e Drenasit.Një 26 vjeçare ishte raportuar e zhdukur nga data 19 tetor, ndërsa u gjetë më 19 tetor në orën 11:00 në rajonin e Drenasit.E njëjta u gjetë saktësisht në fshatin Çikatovë e Vjetër e Drenasit, nga ndihma e qytetarëve në bashkëpunim me policinë.Por një ditë më vonë nga Policia e Kosovës rasti në fjalë u raportua si ‘Dhunim’.“Dhunim-Me datën 25.10.2020 rreth orës 10:40 është gjetur viktima femër kosovare e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.Viktima E.F, në momentin kur u gjetë u raportua të ketë qenë pa vetëdije dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas edhe u dërgua për tretman të mëtutjeshëm shëndetësorë