Rita Ora së fundmi bëri një turne në shtëpinë e saj komode të epokës viktoriane, që ndodhet në lagjen Primrose Hill të Londrës Veriore, në Architectural Digest, duke shpjeguar se rezidenca e saj mikpritëse ka një të kaluar mjaft të pasur.
“Një nga arsyet kryesore pse e bleva këtë shtëpi ishte për shkak të historisë,” tha këngëtarja në një video në YouTube të 5 tetorit për serinë e tyre Open Door.
“Është ndërtuar në vitet 1800, fillimisht në pronësi të një ilustruesi të quajtur Arthur Rackham, një nga artistët e mi të preferuar./FrontOnline/