Braktisja e fëmijëve është fenomen shqetësues edhe në Kosovë.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur dy raste të braktisjes së fëmijëve, shkruan lajmi.net.
I pari ka ndodhur në Prizren sipas raportit të Policisë ku është arrestuar e dyshuara femër nën dyshimin se ka braktisur fëmijën e saj.
E njëjta është intervistuar edhe është liruar më pas me procedurë të rregullt.
“Raportohet se është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta e kishte braktisur fëmijën e saj. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti tjetër ka ndodhur në Vushtrri ku tani është arrestuar një mashkull kosovar i cili dyshohet t’i ketë braktisur dy fëmijët e tij.
Edhe ky rast ka shkuar me procedurë të rregullt.
“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte braktisur fëmijët e tij mashkull kosovar dhe femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.”, sqaron Policia.