Bora Zemani festoi 30-vjetorin në datën 9 Janar. Ajo fillimisht pati një organizim të vogël me miqtë e ngushtë e me të ftuar reperin Noizy.
Ndërsa mbrëmë, prezantuesja ka organizuar një festë përrallore te Plazza Tiranë.
Ajo ka ftuar shumë miq e kolegë, si përshembull Xhensila Myrtezaj, Elita Rudi, Ermali dhe Ami, Bruno dhe Klajdi si këngëtarë, normalisht mikesha e saj Semi, Jona Spahiu, Jonida Vokshi, Albana Osmani, Arbana Osmani,motrat Hoxha, Olti Curri, Ervin Kurti, Eraldo Rexho, Bledi Strakosha, Aulona Musta etj.
Sigurisht ka ftuar kolegët kryesor të saj Olsa Muhametin dhe Arjan Konomin dhe gjithashtu shumë prej Përputhasve, duke përfshirë pothuajse të gjithë konkurrentët e këtij sezoni.
Të sezonit të shkuar janë Ana Kauri, Fation Kuqari, Ana Lleshi e Mevlan Shaba.
Atdheu nuk është i ftuar, bie në sy edhe Antonela, e cila kohët e fundit ka mbështetur haptaz Beatrix e Donaldin që nuk është e ftuar.
“E rëndësishme është që ky 30 vjetor më gjeti shumë të plotësuar. E mbushur me shumë dashuri, e mbushur me njerëz që i dua dhe më duan shumë, patjetër që kam edhe një punë, të cilën e shijoj pafund. Faleminderit shume”,- tha ajo ne Perputhen.