Në 48 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar dhe janë regjistruar 2 raste me COVID-19.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës.
Rastet e reja vijnë nga fshatrat Gollubovc dhe Balincë, ndërsa numri i rasteve aktive është shtatë.
Gjendja e përgjithshme me koronavirusin në Malishevë është kjo: 251 raste të konfirmuara, prej tyre 220 janë shëruar, 24 persona kanë vdekur, ndërsa 7 raste janë aktive.