×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda burgut ku po mbahet ish-presidenti Thaçi dhe ish-krerët tjerë të UÇK-së

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Shtatë ish-udhëheqës politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata akuzohen për një sërë veprash, nga ato për frikësim të dëshmitarëve që rëndojnë mbi ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës e deri ta vrasjet dhe trajtimin mizor të njerëzve, për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa.

    Objekti i Paraburgimit i Gjykatës Speciale ndodhet në kompleksin e burgut Haaglanden në Hagë. Ky byrg është unik në Holandë dhe i vetmi ku për të paraburgosurit ofron 24 orë në ditë dhërbime të trajtimit fizik dhe psikiatrik. Haaglanden është i vendosur në Scheveningen dhe mund të strehojë rreth 200 të persona.

    Përmes një video-storie të publikuar në web-faqen e këti burgu në internet, është paraqitur puna e përditshme disa punëtorëve të këtij burgu. Në Qendrën Psikiatrike të Burgjeve bëhet kujdesi dhe trajtimi i të burgosurve me probleme psikiatrike, ndërsa në pjesën tjetër të institucionit, Qendrën Gjyqësore për Kujdesin Somatik ofrohet kujdes mjekësor.

    “Unë quhem Edith. Kam 20 vjet që punoj këtu në Qendrën Gjyqësore të Kujdesit Somatik. Shpesh njerëzit kanë ankesa psikologjike, por në parim ne mund të kujdesemi për të gjithë këtu”, është shprehur një infermiere.

    “Dallimi lidhur me punën në këtë institucion dhe si infermiere në spital është se ju keni mbikëqyrje të vazhdueshme këtu dhe kjo gjithashtu të jep një ndjenjë shumë të sigurt”, ka thënë ajo.

    Wilbert, oficer i sigurisë në këtë burg ka thënë se për të “gjëja më e rëndësishme është ruajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë për stafin, të paraburgosurit dhe vizitorët”.

    Ndërsa një psikolog i këtij paraburgimi, ka treguar po ashtu sfidat lidhur me punën e tij të përditshme në këtë burg.

    “Emri im është Björn, unë punoj këtu si koordinator i trajtimit dhe psikolog. Këtu gjenden njerëz me probleme komplekse psikiatrike të cilët nuk kanë qenë në gjendje të mbijetojnë në shoqëri ose të cilët gjithashtu janë ndaluar në klinikat e shëndetit mendor. Kur njerëzit hyjnë këtu, ata shpesh janë paksa të hutuar, shpesh janë thjesht në krizë ose duke u përballur me krizë psikiatrike. Ne në fakt përpiqemi t’ua sqarojmë sa më shpejt që të jetë e mundur kur ata janë këtu se çfarë po ndodh me ta dhe pastaj të shohim se për çfarë trajtimi kanë nevojë”, është shprehur ai.

    Sipas rregullave të brendshme të burgut Haaglanden, vizitat për personat që mbahen në këtë objekt janë një orë në javë.

    Të paraburgosurit dhe ata që vizitojnë këto qendra të shëndetit brenda burgut, kalojnë disa kontrolle në hyrje-dalje që nisin përmes biometrisë me skanimin e gishtit.

    Këto qendra të shëndetit ofrojnë terapi të ndryshme për pacientët. Për shembull: të ushtrojnë, psikoterapi, terapi muzikore, krijuese, etj.

    Por për trajtimin që po ua bëjnë pjesëtarët e sigurisë të Gjykatës Speciale janë ankuar në paraqitjet e tyre të para dy ish-krerët e UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

    Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës Speciale nuk ka pasur vërejtje për trajtimin ndaj tij. Për dallim nga dy ish-bashkëluftëtarët e tij, Selimi ka thënë se i kupton rregullat dhe s’ka vërejtje në këtë aspekt.

    “Unë i kuptoj rregullat për të ardhur deri këtu, prandaj nuk ka diçka që mund ta nxjerr si vërejtje”, tha Selimi.

    Ndryshe nga Selimi, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi janë ankuar të hënën në paraqitjet e tyre të para para Gjykatës Speciale për trajtimin e keq që thanë se po ua bën institucioni që u themelua me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Krasniqi, që u paraqit i pari para Speciales nga katër ish-krerët e UÇK-së që u përfshin në një aktakuzë të përbashkët, u shpreh i mllefosur me trajtimin që iu bë. Ai tha se vetë nuk e ka trajtuar asnjëherë askënd në atë mënyrë.

    “Unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. E theksoj, kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë”, deklaroi Krasniqi.

    Ndërsa David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi u shpreh i shqetësuar për reputacionin e klientit të tij, ndërsa e vlerësoi të turpshëm transferimin e Thaçit me pranga në duar nga objekti i paraburgimit deri në sallën e gjyqit.

    “Shpresoj që me kalimin e kohës reputacioni i këtij personi të vihet në vend. Ishte për të ardhur turp që e pashë me pranga”, tha avokati Hooper.

    Të martën, në një përgjigjje për Express, Gjykata Speciale e ka arsyetuar sjelljen e pjesëtarëve të sigurisë së këtij institucioni në raport me dy ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se ndjekin standartet më të larta ndërkombëtare për trajtimin e të paraburgosurve

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një burrë në Podujevë ka raportuar në Polici zhdukjen e motrës së tij, Samire Bitiq. Në njoftimin e Policisë thuhet se e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të mbajë një tubim në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Është raportuar në polici se një shtëpi në fshatin Shkarashnik të Malishevës është djegur. Policia ka bërë të ditur se zjarri është...
    Sport16 Nëntor 2024
    Mike Tyson, ka pësuar humbje nga Jake Paul. Meçi u zhvillua me tetë runde, nga dy minuta, ndërsa 58-vjeçari nuk godiste me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia ka ndaluar në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë dhe me atë automjet...
    Lajme16 Nëntor 2024
    55 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. 26 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’. '’Ne kemi menduar që premtimet e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.