×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda 10 ditësh pritet të mbahet takimi për të pagjeturit në Bruksel

    FrontOnline
    07 Prill 2025

    Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit prill pritet të mblidhen në Bruksel në kuadër të Komisionit të Përbashkët për të Pagjeturit. Kështu ka bërë të ditur për RTK-në kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti. Në bazë të termave të referencës, Komisionet e Përbashkëta për të Pagjeturit do të duhej të takoheshin një herë në muaj brenda gjashtëmujorit të parë. Por një takim i këtillë ende nuk është mbajtur, ndonëse jemi në muajin e katërt.

    Bashkimi Evropian, gjatë këtij muaji, më në fund pritet t’i ulë ballë për ballë delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë për të diskutuar rreth fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në vend.

    Ndonëse termat e referencës së Komisionit të Përbashkët për të Pagjeturit thonë qartë se përfaqësuesit e të dyja palëve duhet të takohen një herë në muaj, në gjashtëmujorin e parë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur për katër muaj.

    RTK ka kërkuar për këtë informacione nga Bashkimi Evropian, por ata nuk janë përgjigjur.

    Andin Hoti thotë se për këtë çështje kanë zhvilluar komunikim më të shpeshtë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Sorensen.

    “Ditëve të fundit ka qenë një komunikim i Qeverisë me Sorensen, dhe në atë komunikim është diskutuar që të mbahet shumë shpejt takimi i ardhshëm dhe unë besoj që nuk do të kalojnë më shumë se 10 ditë deri në mbajtjen e takimit të thirrur nga Sorensen”, tha Andin Hoti, kryesues i KQPZH-së.

    Hoti thotë se në këtë takim do të kërkojnë qasje për gërmime në lokacione të dyshuara për varreza masive në Serbi.

    “Për momentin është bllokuar komplet dhe nuk ka qasje në territorin e Serbisë për gërmime ose informacione për varreza masive, prandaj po shpresojmë që takimi i Komisionit të Përbashkët të gjejë një zgjidhje për këtë çështje”, pohoi ai.

    Në këtë pikë, nga Këshilli Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës thonë se i tërë presioni i BE-së duhet të jetë mbi Serbinë.

    Ahmet Grajqevci, kryetari i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, theksoi se nëse dëshiron BE, edhe Bashkësia Ndërkombëtare shumë shpejt do të zgjidhte këtë problem, sepse çdo vend në Serbi, ne e dimë ku janë varrezat masive, pavarësisht që Serbia e di më mirë se ne.

    Para një muaji, Qeveria e Kosovës i ka dërguar një letër përfaqësueses së lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të BE-së, Kaja Kallas, për të marrë hapa konkretë që e detyrojnë Serbinë të hapë arkivat shtetërore./RTK

    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar shkurtimisht me presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump dhe kanë shtrënguar duart para...
    Lajme26 Prill 2025
    Komandanti amerikan, Peter Hazler, është takuar me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Në njoftimin që ka bërë KFOR për këtë...
    Lajme26 Prill 2025
    Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”. Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, ku suhtrim...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, në një prononcim për FrontOnline tha se mosformimi i institucioneve po ngadalëson çdo proces ekonomik në vend....
    Kronika26 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të vjedhjes së tabelave sinjalizuese që shënojnë zonat kufitare për banorët lokalë. Persona të panjohur...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Papa Françesku do të varroset sot në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, në Romë. Sakaq, meshën funerale po e kryeson kardinali Giovanni Battista...
    Kronika26 Prill 2025
    Një person në Bresje të Fushë Kosovës është ankuar se i është dëmtuar guri i varrit të djalit të tij. Policia e...
    Kronika26 Prill 2025
    Një grua, përmes aplikacionit ka njoftuar Policinë e Kosovës se pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, për ç’arsye është larguar edhe nga...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, do të marrë pjesë në varrimin e sotëm të Papa Françeskut në Romë. “Kryeministri në detyrë i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.