Dafina Zeqiri dëshmoi hapur se nuk do të marrë pjesë në Festën e Birrës në Korçë për shkak të pranisë së këngëtarit serb, Goran Bregoviç.
Përmes një komenti të bërë në Instagram, këngëtarja ka thënë se pjesëmarja e tij në festë ka dëshpëruar popullin shqiptar, duke u lutur që Zoti t’ua kthejë më së miri me këtë veprim që kanë bërë, referuar organizatorëve të Festës së Birrës.
“Ska fjalë me përshkru sa shumë na keni dëshpru gjithë popullin shqiptarë! “Fest Birra Korçë” fest me muzikë serbisht e kështu doni me u kënaq ju? Bravo juve e ishalla ua kthen Zoti qysh e din ai më së miri”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri.
Pjesëmarrja e Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë ka shkaktuar debate dhe polemika të ndryshme.
Disa artistë kërkuan që Bashkia e Korçës të anulonte ftesën për këngëtarin serb, por kjo e fundit nuk iu përgjigj ftesës së tyre. Atëherë këngëtarët shqiptarë dhe kosovarë anuluan pjesëmarrjen e tyre në festë.