Brazili e ka regjistruar një fitore të madhe 4:0 ndaj Perusë në Kupën e Amerikës.
Në kuadër të grupit B, “Seleçao” e ka shënuar fitoren e dytë me radhë, duke e mbajtur prapë portën e paprekur, shkruan FrontOnline.
Golat për Brazilin i shënuan Alex Sandro (’12), Neymar (’68), Everton (’89) dhe Richarlison (’90).
Me këtë fitore, Brazili e sheh veten në pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa Peruja e fundit pa pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Brazili luan me Kolumbinë me 24 qershor, ndërsa Peru po ashtu me Kolumbinë me 21 qershor./FrontOnline/