×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bravo nanush, po m’pëlqen”, kështu krenohet Zemaj kur Gaxherri përplaset me Nagavcin

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka përkrahur Besa Gaxherrin, në përplasjen me nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavcin, shkruan Express

    Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri po kërkonte fjalën nga nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, për të replikuar rreth ankesës së saj për kushtet e Kuvendit për seancën e sotme solemne ku do të jetë prezent komisioneri i BE’së për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

    “Unë nuk po du me ma përthy fjalën që du ti, unë po du me folë çka du unë, jo me ma ndërpre ti”, i ka thënë Gaxherri Nagavcit, derisa e kishte të ndalur mikrofonin.

    Në këtë moment, ministri i Shëndetëissë, Armend Zemaj, ka përkrahur Gaxherrin.

    “Bravo nanush, po m’pëlqen”, i ka thënë Zemaj Gaxherrit.

    Përplasja mes Gaxherrit dhe Nagavcit nisi kur Gaxherri u ankua se nuk ka përkthim në seancë.

    “Seancë pa përkthim, dikush duhet me jap përgjegjësi…S’ka kufje dhe kjo është papërgjegjësi totale e Kuvendit…Duhet me i plotësu kushtet për me mbajt seancën”, tha Gaxherri ndër tjera, transmeton Gazeta Express.

    Ndërsa, Nagavci tha se nuk ka informacione që seanca po zhvillohet pa përkthim.

    “Ju lus të jemi me kohë në vendet tona, t’i respektojmë masat e IKSHPK-së. Nuk kam informata për përkthimin”, tha Nagavci ndër të tjera.

    Më pas Gaxherrit iu ndalua fjala dhe deputetja vazhdoi të fliste pa mikrofon.

    Nagavci propozoi që Kuvendi të shkojë 10 minuta në pauzë, teksa theksoi se çështja e përkthimit është e njëjtë sikurse në seancat e kaluara.

    https://streamable.com/463d64

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Një vet aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Marie Shllaku” në qytetin e Gjilanit. Zëdhënësi i Policisë së...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ka takuar sot...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Remzi Ejupi, pronari i kompanive “Eurokoha” dhe “Kosova Airlines, ka njoftuar për vizitën që ka pasur në Shipëri, për kontributin në zhvillim...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Hajvali të Prishtinës, ku një person u qëllua dhe mbeti i plagosur. Viktima...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ngritur një tjetër debat në Kosovë se si do të jetë bashkëpunimi i...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Bota pret ndryshime në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale. Paralajmërimet e tij...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermani, ka formuar degën e saj në Berlin, në vazhdën e formimit të degëve gjithandej Gjermanisë....
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes dhe ish-kreu i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka folur në FRONTAL të T7 pas kthimit...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish- analisti i lartë në CIA David Kanin, tani Profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, duke komentuar fitoren...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.