Këngëtari Labinot Tahiri, i cili ditëve të fundit bashkë me qytetarët kanë mbledhur para për të dërguar për shërim jashtë vendit të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, ka shpërndarë një fotografi në Facebook.
Në foton e shpërndarë nga Tahiri shihet tenda e vendosur në Ferizaj për të mbledhur para për të lënduarit, ndërkaq pranë saj dikush ka shkruar “Bravo Lab”.
“Kush do që e ka bërë këtë ,faleminderit. Kjo bravo ju takon edhe qytetarêve që nuk na lan vetë, as në borë dhe as në shi. Zoti ju bekoftë e paqit një vikend të mirë”, ka shkruar Labi.