Brad Pitt zbuloi në një intervistë për revistën GQ se ai ka frikë se njerëzit do ta mendojnë atë si arrogant, të paarritshëm dhe vetëvlerësues dhe kjo për shkak se ai ka probleme me njohjen e njerëzve dhe të kujtojë fytyrat.
Aktori pohon se ka vështirësi kur i duhet të kujtojë njerëzit që ka takuar në të kaluarën ose pak çaste më parë dhe se kjo e bën atë shumë të parehatshëm. “Shumë mendojnë se jam arrogant dhe nuk më besojnë”, shtoi ai.
Përkatësisht, Brad mendon se vuan nga prosopagnosia dhe shumë njerëz me këtë gjendje nuk mund të njohin as anëtarët e familjes, partnerët apo miqtë dhe ta përballojnë këtë duke përdorur mënyra alternative të njohjes së njerëzve, si për shembull të kujtojnë mënyrën se si ata ecin, flokët e tyre, zërin apo veshjet. Aktori nuk u diagnostikua kurrë zyrtarisht me prosopagnosti.
Për shkak të gjithë kësaj, Brad shprehu dëshirën për të takuar një person që vuan nga prosopagnosia dhe po ashtu tregoi se pikërisht për këtë, ai rrallë del jashtë, e kjo për të shmangur situata të ndryshme./FrontOnline/