Aktorët Brad Pitt, 57 vjeç dhe Angelina Jolie, 45 vjeç, paraqitën kërkesë për divorc në vitin 2016, por përkundër faktit se nuk janë më ligjërisht së bashku, ata janë ende në gjyq sepse nuk mund të arrijnë një marrëveshje në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve, transmeton FrontOnline.
Ata kanë së bashku 6 fëmijë, Maddox 19, Paxa 17, Zahara 16, Shiloh 14 dhe binjakët Vivienne dhe Knox 12-vjeç.
Në fund të gjyqit të kaluar, atyre iu caktua kujdestaria e përbashkët dhe Jolie menjëherë ia dorëzoi dokumentacionin Gjykatës së Qarkut të Dytë të Kalifornisë për qëllimin e largimit të gjyqtarit John Ouderkirk nga çështja e tyre.
Ajo argumentoi se vendimi i gjyqtarit ishte i padrejtë dhe se ai nuk pranoi të dëgjonte fëmijët e mitur dhe dëshirat e tyre në lidhje me kujdestarinë.
Një komision prej tre anëtarësh ra dakord me Jolie dhe skualifikoi Ouderkirk javën e kaluar. Është deklaruar se ai ka shkelur “detyrimet e tij etike”.
Ouderkirk shërbeu si gjyqtar i përkohshëm dhe nuk bëri të ditur se ai kishte lidhje biznesi me avokatët e Pitt, të cilat mund të kishin ndikuar në vendimin e tij.
“Faktet nuk kanë ndryshuar. Ka shumë prova për të provuar se kjo është më e mira për fëmijët. Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që është në përputhje me atë”, tha zëdhënësi i Pitt./FrontOnline/