Aktori amerikan Brad Pitt është i shqetësuar mendërisht pas divorcit nga bukuroshja hollivudiane Angelina Jolie, tregon një burim anonim për “US Weekly”.
“Ai po përpiqet të qëndrojë pozitiv. Nuk është mendërisht i gatshëm për një lidhje të re dhe nuk e di se sa kohë do t’i duhet të rikuperohet”, tha burimi, duke shtuar se aktori 57-vjeçar nuk po mendon për lidhje të re. Brad Pitt dhe Angelina Jolie ishin të martuar për dy vjet para se të zbulonin në shtator 2016 se po divorcoheshin.
Në vitin 2019 ata zyrtarisht u divorcuan dhe proceset gjyqësore të pakëndshme për kujdestarinë e fëmijëve janë ende në vazhdim.
“Kjo “luftë” me Angelina ka prekur mendërisht Brad. Për fat të mirë, ai ka një vullnet të jashtëzakonshëm ku mund të mbështetet, si dhe një grup të mrekullueshëm njerëzish që e ndihmojnë atë të kapërcejë situatën aktuale”, zbuloi ai.
Një burim anonim përmendi gjithashtu se aktori u përpoq të gjente një partnere të re.Megjithatë, fokusi i tij aktual është te fëmijët dhe krijimi i një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm në të cilin ata do të rriten.
Vitin e kaluar, Brad ishte në një lidhje të shkurtër me modelen Nicole Poturalski, e cila është 30 vjet më e re se ai./FrontOnline/