Brabus ka përgatitur një paketë ndryshimesh për gjeneratën e re të Mercedes S Class. Oferta vlen për S-Class me linjën AMG Line, dhe Brabus këtu ofron, ndër të tjera, një spoiler të ri përpara, një set pragjesh, një parakolp të rafinuar të pasmë, si dhe një spoiler në bagazhin e bërë nga fibra karboni.
Përveç kësaj, ekzistojnë tuba të rinj të shkarkimit të gazrave, një grup rrotash alumini nga 19 në 21 inç (përfshirë rrotat Platinum Edition), goma Continental, Pirelli ose Yokohama, pezullim i modifikuar (makina është më e ulët deri në 25 mm), si dhe një interier të rafinuar / lëkurë e zezë, detaje Shadow Crome, elemente të fibrave të karbonit, pragjet me mbishkrim të ndriçuar Brabus, etj).
Sa i përket motorit, modeli gjashtë cilindrash Mild-Hybrid 3.0 litërsh në S500 është forcuar në 368 kW / 500 kuaj fuqi dhe 590 Nm (0-100 km/h arrin për 4.7 sekonda), ndërsa S400d tani ka 272 kW / 370 kuaj fuqi dhe 750 Nm (100 km/orë në 5.2 sekonda).
Brabus gjithashtu deklaron se po përgatiten paketa përforcuese dhe versione të tjera të S-Class të ri./FrontOnline/