×
  • Ekonomi
  • Biznes

    BQK: Rënia ekonomike deri në 7.2 për qind

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ekonomia e Kosovës në vitin 2020 do të shënojë rënie deri në 7.2 për qind.

    Pas një takimi më kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, guvernatori Mehmeti tha se situata në të cilën po kalojnë bizneset duhet të kenë ndihmën e institucioneve.

    “Pandemia përveç vështirësive afatshkurta të likuiditetit të bizneseve do të ketë ndikim negativ afatgjatë për një pjesë të bizneseve dhe sektorë të caktuar. Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike është më se e nevojshme për të minimizuar pasojat negative që do të kenë ndikim negativ afatgjatë në ekonomi”, tha Mehmeti.

    Sektorët të cilat konsiderohet se jenë prekur më së shumti nga masat që Qeveria e Kosovës ka marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë sektori i gastronomisë, sektori i ndërtimit dhe sektorë të tjerë.

    Ndërkaq, sa i përket sektorit bankar, guvernatori Mehemti ka bërë të ditur se ka kapacitete financiare dhe operacionale të mjaftueshme për të përmbushur nevojat për financim të korporatave dhe ekonomive familjare.

    Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se masat e reja për rimëkëmbje ekonomike do të dizajnohen në konsultim me bankën Qendrore të Kosovës.

    “Deri në fund të dhjetorit do të mbështesim ekonominë e Kosovës me rreth 5 për qind të bruto produktit vendor në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike prej 365 milionë euro. Kemi paraparë vazhdimësinë e këtij fondi në vlerë 182 milionë euro si ndihmë për bizneset dhe qytetarët për vitin tjetër”, tha Hoti.

    Bizneset në Kosovë janë ndihmuar nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike i Qeverisë së Kosovës. Për këto biznese, nga ky Fond i cili kap vlerën e mbi 350 milionë euro, janë ndarë 60 milionë euro për biznese.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Ekonomi30 Maj 2024
    Ministria e Financave ka dalë me një njoftim për qytetarët pas disa informatave të rreme që po qarkullojnë këto ditë mbi skemat...
    Ekonomi28 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rozeta Hajdari, zhvilluan sot një takim me anëtarët...
    Ekonomi26 Maj 2024
    Nga 3.2 milionë € gjithsej në vitin 2019, eksportet e Kosovës në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës arritën vlerën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Maj 2024
    Nicolas de Riviere, ambasadori i Francës në OKB, thotë se vendi i tij është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për situatën në Rafah dhe...
    Lifestyle31 Maj 2024
    Nëse kërthiza juaj kundërmon, kjo mund të jetë shenjë e higjienës joadekuate ose ndonjë infeksioni. Bakteret dhe kërpudhat “lulëzojnë” në mjedise të...
    Lajme31 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot janë deklaruar së fundmi rreth hapjes së urës së Ibrit që...
    Bota/Rajoni31 Maj 2024
    Të burgosurit ukrainas të liruar qajnë ndërsa këndojnë rrugës për në shtëpi pas dy vjetësh në robëri. Ukraina dhe Rusia kanë kryer...
    Sport31 Maj 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka nisur grumbullimin për Euro 2024, pasi të hënën përzgjedhësi Syvlinho publikoi listën me 27 lojtarë. Kuqezinjtë...
    Lajme31 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe gjeneral brigade, Ilir Qeriqi vizituan njësinë Sistemet Ajrore pa Pilot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.