×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK: Raporti i KE-së vlerëson përpjekjet për përafrim me BE-në

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    Komisioni Evropian ka publikuar raportin e tij të fundit mbi progresin e Kosovës drejt procesit të integrimit evropian, ku sipas BQK janë vlerësuar zhvillimet kryesore të sistemit financiar dhe të këtij institucioni, duke identifikuar fushat që kërkojnë përafrim të mëtejshëm me standardet e BE-së.

    Sipas një njoftimi të BQK-së, raporti vlerëson sistemin bankar si të qëndrueshëm dhe me një ritëm të fuqishëm të zgjerimit, me nivele të larta kapitalizimi dhe rritje të konsiderueshme të kreditimit dhe depozitave në krahasim me vitet paraprake.

    “Në këtë kontest, vlerësohet miratimi i Rregullores për Menaxhimin e Rrezikut të Likuiditetit dhe sugjerohet puna e vazhdueshme për zbatimin e Direktivës dhe Rregullores për Kërkesat Kapitale.
    Raporti në veçanti vlerëson progresin e konsiderueshëm në krijimin e një strukture të adekuate të qeverisjes së BQK-së pas emërimit të Guvernatorit të ri dhe kompletimit të Bordit Ekzekutiv. Për më tepër, sipas Raportit, Plani i ri Strategjik pesëvjeçar i BQK-së, i lansuar në fund të vitit 2023, pritet të forcojë efikasitetin e saj operacional”, thuhet në njoftim.

    BQK thekson se raporti vlerëson kontributin e Bankës Qendërore të Kosovës, në trajtimin e pastrimit të parave përmes miratimit të kornizës mbikëqyrëse të bazuar në rrezik dhe nënshkrimit të një Memorandumi të Mirëkuptimit me Njësinë e Inteligjencës Financiare që përforcon edhe më tej përkushtimin e vendit ndaj standardeve ndërkombëtare në luftimin e krimeve financiare.

    “Në këtë kontekst, raporti vlerëson progresin e BQK-së në luftimin e falsifikimit të parasë dhe tërheqjen nga qarkullimi të parave të falsifikuara.

    Raporti përmend edhe avancimet tjera si mundësimi i IBAN te IFJB-të që shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve të pagesave dhe përfshirjes financiare. Gjithashtu vlerëson anëtarësimin e BQK-së në Rrjetin e Financave dhe Bankingut të Qëndrueshëm që përafron sistemin financiar me standardet ndërkombëtare të qëndrueshmërisë përmes integrimit të parimeve të ESG në sektorin bankar”, thuhet në njoftim.

    Raporti identifikon edhe disa sfida, duke përfshirë monitorimin e rritjes së kredive dhe përafrimin e legjislacionit në fushat e sigurimeve, pagesave dhe tregjeve të kapitalit.

    BQK konfirmon përkushtimin e saj për të vijuar zhvillimin e kornizës ligjore dhe financiare për mbështetjen e “rritjes ekonomike dhe stabilitetit afatgjatë në përputhje me mandatin e saj”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Bitcoin kaloi një rekord të ri prej 75,000 dollarësh pas lajmit për suksesin e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e fundit. Presidenti...
    Ekonomi06 Nëntor 2024
    Administrata Tatimore e Kosovës, ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në mbledhjen e të hyrave për periudhën janar-tetor 2024, duke mbledhur 83.5 milionë...
    Ekonomi01 Nëntor 2024
    Punonjësit e sektorit publik në Kosovë mund të marrin paga me rritje nga janari i vitit të ardhshëm, siç u premtoi kryeministri...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës, Atdhe Hetemi. Osmani ka...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Është varrosur nëna e deputetit Bekë Berishës, Xhylie Berisha. Në varrimin e të ndjerës ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush...
    Opinione13 Nëntor 2024
    Nga: John Harris / The Guardian Nuk është e nevojshme të zgjedhim vetëm disa nga shpjegimet e shumta për rikthimin politik të...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Inspektorët rajonalë të KRU “Hidrodrini” dhe Njësisë së Klinës, me mbështetje të Policisë së Kosovës, kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen. KFOR-i ka bërë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Me gjashtë vota për e asnjë kundër, anëtaret e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i kanë rekomanduar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.