×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës. E rreth 70 milionë euro është vlera e parave që qytetarët depozituan në banka. Këto statistika janë vetëm për muajin mars të këtij viti.

    Kështu vlera e aseteve bankare në muajin mars ka arritur në 7.50 miliardë euro. Mbi pesë miliardë euro është në total vlera e kredive bruto. Ndërkaq, mbi 6 miliardë euro është vlera e depozitave të klientëve.

    “Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro. Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09 miliardë euro me një rritje prej 132.0 milionë euro. Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 868.56 milionë euro”, thuhet në njoftim.

    Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro.

    “Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24% ku në muajin paraprak ka qenë 6.34%. Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 84.70%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53%”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut –KOSTT-i, ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Gjilan. Sipas KOSTT-it, furnizimi me...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Në nderim të sakrificës për liri të popullit shqiptar dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, organizon pritje në...
    Të tjera
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, sot pati bashkëbisedim me qytetarët e Osekur të Gjakovës. Haradinaj njoftoi se nga pritja e...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ndonëse është vikend, sot janë vërejtur kolona të mëdha në hyrje të kryeqytetit. Bëhet fjalë për rrugët magjistrale në hyrje Prishtinës nga...
    Lifestyle28 Dhjetor 2024
    Konkretisht, bëhet fjalë për pajisje më të vjetra se 10 vjet, të cilat ende përdorin sistemin operativ Android KitKat. Pajisjet me këtë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka prezantuar punimet që tha se janë bërë në Shtëpinë e Kulturës “Ukë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ushtarët turq në kuadër të KFOR-it  kanë patrulluar së fundmi në veri të Kosovës. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ushtarët në...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, e ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se i ka lënë gjilanasit deri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.