×
  • Lajme
  • Lajme

    BQK: politikat Financiare të ndërmarra zbutën ndikimin negativ tek huamarrësit dhe bankat

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se politikat Financiare të ndërmarra nga BQK për shtyrjen dhe riprogramimin e kredive zbutën ndikimin negativ tek huamarrësit dhe bankat

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar veprimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës sa i përket shtyrjes së pagesave për kthimin e kredive.

    Në deklaratën përmbyllëse të Misionit Vlerësues për Artikullin IV, FMN-ja konstaton se vendimet e BQK-së për t’i shtyrë pagesat e kthimit të kredive dhe më pastaj vendimi për riprogramimin e
    kredive deri në 1 vit kanë zbutur ndikimin te huamarrësit dhe bankat.

    “Vendimi për t’i shtyrë   e kredisë në mars rezultoi me një moratorium tremujor në pagesa të kredisë, që u shfrytëzua nga më shumë se 50 për qind e gjithsej kredive bankare. Me mbylljen e kësaj dritareje, në qershor BQK lejoi aplikime për zgjatje dhe ristrukturim të kredive deri në 1 vit, në baza individuale. Pas mbylljes së kësaj dritareje, në shtator u riprogramuan rreth 15 për qind e regjistrit të kredive bankare”, thuhet në këtë deklaratë.

    FMN gjithashtu, vlerëson se heqja e masave rregullative duhet të jetë graduale dhe BQK-ja duhet të përshtatë planet e saj në pajtueshmëri me pritjet për rritjen ekonomike për vitin 2021.

    Këto vlerësime vijnë nga një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga z. Gabriel Di Bella, që zhvilloi një vizitë virtuale nga 23 shtator deri më 7 tetor, në vijim Deklarata përmbyllëse e Misionit të Artikullit IV për vitin 2020 e në kontekst të konsultimeve sipas Artikullit IV të vitit 2020.

     

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda - DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për...
    Vip10 Janar 2025
    Vulleti ka vazhduar të hedh kunja në drejtim të Drilonit. Kësaj radhe ai e ngacmonte për refuzimin e tij për puthje ndaj...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti ka komentuar pëlqimin që ka Driloni për Sarën, duke e kritikuar pse ai nuk bën asgjë për të. Sipas Vullnetit, Driloni...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti ka komentuar pëlqimin që ka Driloni për Sarën, duke e kritikuar pse ai nuk bën asgjë për të. Sipas Vullnetit, Driloni...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e Gruas nga Klina...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.