×
  • Lajme
  • Lajme

    BQK përmbyll ‘Javën Ndërkombëtare të Parasë 2025’

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Java Ndërkombëtare e Parasë është iniciativë globale e udhëhequr nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe bashkon 176 vende të botës për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e Edukimit Financiar, të cilën BQK-ja e shënon në vazhdimësi. Për vitin 2025, java u mbajt nga 17 deri më 21 mars 2025 dhe kishte moton: “Mendo para se të klikosh, për një siguri financiare nesër”.

    Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se ‘JNP 2025’ u hap me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për nxënësit e shkollave të arsimit fillor dhe të mesëm – 5 për videot dhe 20 për punimet artistike më të mira – të cilat kishin për temë fushën e Edukimit Financiar, bazuar në ftesën publike të hapur në muajin shkurt 2025, në të cilën kanë aplikuar gjithsej 119 nxënës nga shkolla të ndryshme të vendit.

    “Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, me rastin e ndarjes së këtyre çmimeve i përgëzoi nxënësit për punën e bërë në videot dhe punimet e tyre artistike, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me angazhimin për rëndësinë e edukimit financiar. Gjithashtu, ka falënderuar prindërit dhe mësimdhënësit për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

    Tutje bëhet e ditur se në kuadër të kësaj jave, me qëllim të promovimit të hulumtimeve shkencore, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka shpallur konkursin për “Çmimin për Ekonomistin e Ri”. Përmes këtij konkursi, BQK ka ftuar të gjithë hulumtuesit e rinj të aplikojnë me punimet e tyre shkencore për të garuar për këtë çmim prestigjioz.

    Më tej vëhet në dukje se ‘Java’ u përmbyll me konferencën e lansimit të projektit “WE Finance Code”, një nismë e BQK-së me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Shkollës së Frankfurtit për Financa dhe Menaxhim, e cila ka për qëllim mbështetjen e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse.

    “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin e Edukimit Financiar, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë financiare dhe fuqizimin e qytetarëve për të marrë vendime të informuara mbi financat e tyre. Përmes fushatave ndërgjegjësuese, projekteve inovative dhe bashkëpunimeve me institucionet vendore e ndërkombëtare, BQK synon të ketë një ndikim të qëndrueshëm në ngritjen e vetëdijes mbi njohuritë financiare të vendit tonë”, thuhet në fund të komunikatës.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Një tentim grabitje që pati ndodhur paraditen e 17 marsit, në një qendër tregtare në Veterrnik la të plagosur dy persona. Një...
    Lajme26 Mars 2025
    Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet, duke e bërë kështu vendin më të ri që mbështet pavarësinë e shpallur më 17...
    Lajme26 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia. LDK-ja ka falënderuar presidentin e Kenias William Ruto, duke thënë...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për njohjen e Kosovës nga Kenia, një shtet shumë i rëndësishëm në kontinentin...
    Lajme26 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbajti një fjalim në Shkollën e Ekonomisë të Varshavës, ku shprehu mbështetje të fuqishme për...
    Lajme26 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:05, ka arritur ta gjejë një zollë. Arma është gjetur në malet e...
    Lajme26 Mars 2025
    Kosova sot u njoh nga Kenia. Kjo njohje erdhi pas asaj të Izraelit, e cila ndodhi në vitin 2021. Lajmin për njohjen...
    Lajme26 Mars 2025
    Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka realizuar trajnim të përbashkët me Policinë Ushtarake të Kroacisë....
    Lajme26 Mars 2025
    Betimi Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me mashtrimin e komedianëve në të cilin ka rënë kryeministri Albin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.