×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit në fushën e Edukimit Financiar

    FrontOnline
    18 Mars 2024

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit në fushën e Edukimit Financiar me përfaqësuesit e sektorit financiar: Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK), Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) dhe Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS). Nënshkrimi i këtij Memorandumi është bërë në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë që po shënohet nga BQK-ja, e përcjellë me aktivitete të shumta në kuadër të Edukimit Financiar.

    Qëllim i këtij Memorandumi është avancimi i gjithëpërfshirjes dhe vendosjes bashkëpunimit në fushën e Edukimit Financiar, në mënyrë që të ketë aktivitete të koordinuara dhe bashkërenduara të edukimit si një përgjegjësi e përbashkët midis shumë palëve të tjera të interesit. Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili theksoi se institucioni që ai drejton do ta ketë në fokus. Edukimin Financiar, me qëllim të  promovimit të qasjes dhe gjithëpërfshirjes në financa të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    “BQK-ja do ta ketë në fokus Edukimin Financiar, me qëllim të qasjes në financa dhe promovimin e gjithëpërfshirjes financiare, në bashkëpunim me institucionet relevante”, theksoi Guvernatori Ismaili.

    “Bota po ndryshon shpejt, e ne duhet të jemi në hap me të, ndryshimet e avancuara të teknologjisë informative dhe transformimit digjital, rreziqeve kibernetike, ndryshimet mjedisore e sociale, të cilat janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë, e ne duhet të përgatitemi të përballemi me
    to”, shtoi i pari i BQK-së.

    Marrëveshja do të nxis dhe promovoj iniciativa, ngjarje, aktivitete dhe materiale nga fushën Edukimit Financiar (jokomerciale), përmes institucioneve të përfshira. Do të kontribuojë në organizime që rritin njohuritë e qytetarëve mbi produktet dhe shërbimet bankare e të sigurimeve
    dhe produktet/shërbimet tjera financiare dhe informimin e qytetarëve. Përmes Edukimit Financiar dhe Javës Ndërkombëtare të Parasë, synohet të avancohen njohuritë edukative financiare, me qëllim të përmirësimit të njohurive për çështjet ekonomike e financiare për të gjitha grup-moshat e shoqërisë tonë, duke filluar nga fëmijët dhe të rinjtë, për konsumatorët individualë e deri te ndërmarrësit.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Lajme05 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën ka vazhduar takimet me qytetarë. Ai ka shkuar në Pozharan të...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të...
    Vip05 Janar 2025
    Gjesti ka ngacmuar Sarën, duke i kujtuar se e ka ftuar për darkë për t’ia shprehur pëlqimin. Ndërkohë që Sara ishte e...
    Vip05 Janar 2025
    Drenusha, Sara dhe Vullneti kanë diskutuar në lidhje me puthjet e Xuxit ndaj Drilonit. “Sikletoset shumë, shumëë, por nuk ia thotë”, tha...
    Lajme05 Janar 2025
    Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ngritur padi ndaj procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale. Këtë padi, Haradinaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.