×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK: Më 2022 bankat realizuan 140.3 milionë euro fitim të pastër

    FrontOnline
    13 Prill 2023

    Sektori bankar në Kosovë përmbylli vitin 2022 me fitim neto prej 140.3 milionë euro, që është vlera më e lartë e realizuar që nga themelimi i sektorit bankar.

    Kështu thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) “Vlerësimi tremujor i ekonomisë”.

    Sipas raportit, kjo performancë e sektorit u mundësua nga rritja më e lartë e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve.

    “Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 370.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 15.0 përqind (15.4 përqind një vit më parë). Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 71.1 përqind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kontribuuan kryesisht në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit. Për më tepër, këtë vit, të hyrat nga interesi prej plasmanëve në bankat tjera dhe nga investimet në letra me vlerë janë rritur theksueshëm krahasuar me rënien me vitin paraprak”, thuhet në raport.

    Ndërsa, kategoria e të hyrave nga jo interesi, kryesisht nga tarifat dhe komisionet, shënoi rritje shumë më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë, 8.0 përqind nga 31.0 përqind sa ishte deri në dhjetor 2021, dhe arritën vlerën prej 92.7 milionë euro.

    Me rritje u karakterizuan edhe shpenzimet e sektorit, që shënuan rritje më të lartë vjetore kundrejt vitit paraprak prej 12.4 përqind nga 2.6 përqind, dhe arritën vlerën prej 230.0 milionë euro.

    Kontributin në këtë diferencë e kishte rritja vjetore prej 12.1 përqind apo 14.6 milionë euro e shpenzimeve të përgjithshme dhe administrative që kryesisht reflekton rritjen e shpenzimeve të personelit për 16.3 përqind (apo për 8.4 milionë euro). Kjo rritje sugjeron presionin e inflacionit në korrigjim të pagave të punonjësve në sektorin bankar.

    Poashtu, kategoria e shpenzimeve të jo-interesit shënoi rritje krahas rënies në vitin paraprak, për shkak të rritjes së shpenzimeve për tarifa dhe komisione si dhe provizioneve për humbjet e kredive (17.1 përqind rritje apo 2.5 milionë euro rritje)./Express

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për strategjinë e Drilonit. Gresa thotë se e ka kuptuar lojën e tij, ndërsa Drenusha tregoi se...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka refuzuar vendosjen e mikrofonit, duke thyer rregullin kryesor në Big Brother VIP Kosova 3. Pavarësisht se ai është paralajmëruar që...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar së fundmi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës. Këtë e ka bërë të ditur vetë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.