×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK-ja parashikon rritje ekonomike deri në 4 për qind për vitin 2023

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2022

    Diaspora ka dërguar në Kosovë 1 miliard euro remitenca deri në tetor të këtij viti, e që krahasuar me vitin e kaluar paraqet një rritje prej 5.5 për qind. Ndërsa rritja ekonomike për këtë vit, shkon deri katër për qind.

    Kështu ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, në konferencën e fundit për këtë vit.

    Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës e filloi vitin 2022 me një perspektivë të mirë dhe se sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma reale e rritjes së Bruto Produktit Vendor në vitin 2021 ishte 10.75 për qind.

    Megjithatë, tha se gjatë vitit 2022, ndryshimi i dinamikave globale si pasojë e luftës në Ukrainë, që u shoqëruan me rritje te inflacionit, u reflektua edhe ne aktivitetin ekonomik në Kosovë.“Sipas vlerësimeve të BQK-së, BPV-ja ne 2022 pritet të shënoj rritje të ngadalësuar prej 3 deri në 4 për qind, kryesisht për shkak të tkurrjes së kërkesës së brendshme dhe rritjes së importit, ndërsa eksportet kanë ndikuar pozitivisht”.

    Po ashtu, viti 2022 shënoi një ritëm me të shpejte të rritjes edhe për remitencat e dërguara nga diaspora në Kosovë. Vlera e remitencave të pranuara deri në fund të muajit tetor 2022 është 1 miliard euro, që paraqet rritje vjetore prej 5.5 për qind”.

    “Bazuar në të dhënat e regjistruara deri në shtator të këtij viti, shpenzimet e jorezidentëve në Kosovë, pjesa më e madhe e të cilave janë nga diaspora, ishin në shumë prej 1.48 miliardë euro, e cila paraqet një rritje prej 26.1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha tutje Mehmeti. /eo

    Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se mesatarja e inflacionit deri në nëntorin e vitit 2022 ka arritur në 11.2 për qind, që është 3.4 për qind më i lartë se krahasuar një vit më herët.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar për bullizimin dhe lojën agresive që banorët e BBVA4 po bëjnë ndaj Gjestit. ”Fu*k bullizem, still standing”,...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë. Në një postim në platformën X,...
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha e ka vënë në siklet Drilonin, pasi ky i fundit i tha gjyshe. Ajo i është drejtuar atij, që sa e...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjaftuan disa orë reshje me intensitet që hidrovori i qytetit të Vlorës të dalë nga funksioni. Si pasojë lagjia ‘24 Maji’ është...
    Lajme13 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e fushatës zgjedhore. Në një deklaratë në Facebook thuhet se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.