×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK-ja ia revokon licencën kompanisë “Kosova e Re”, Mehmeti jep arsyet

    FrontOnline
    24 Shtator 2021

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka treguar që Bordi ka marr vendim për revokimin e licencës kompanisë “Kosova e Re”, pas 11 muajve nën administrim të përkohshëm.

    Pavarësisht përpjekjeve që ka bërë BQK-ja, për përmirësimin të gjendjes financiare, Mehmeti thotë se kompania nuk i është përgjigjur kërkesave.

    “Bordi i BQK-së ka marr vendim që Kosovës së Re t’i rivokohet licenca. Kosova e Re ndër vite ka pasur vështirësi financiare, dhe atë për mbulim të provizioneve teknike. BQK-ja përkatësisht në mënyrë të vazhdueshme ka bërë përpjekje për përmirësimin e gjendjes financiare të siguruesit Kosova e Re”.

    “Aksionar i siguruesit Kosova e Re nuk ju ka përgjigjur kërkesave të BQK-së. Me qëllimin të mbrojtjes BQK duke u bazuar në detyrat dhe përgjegjësitë, ka marr vendim për rivokimin e licencës së këtij siguruesi”.

    “Nuk është vendim i lehtë, kemi bërë përpjekje i kemi dhënë mundësi, i kemi shqiptuar gjoba fillimisht, thjesht deri në proces të administrimit dhe pas një periudhe të gjatë ne si bord e kemi vazhduar administrimin edhe për tre muaj, me kush që të ketë shenja në drejtim që aksionari e ka seriozisht vullnetin për të shpëtuar këtë kompani”, tha Mehmeti.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/146766277653445

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.