×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK-ja anëtarësohet në programin e BB-së, shihet si potencial për rezerva

    FrontOnline
    13 Tetor 2023

    Banka Qendrore e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Këshillimin dhe Menaxhimin e Rezervave me Thesarin e Bankës Botërore.

    Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka thënë se ky është një progres i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës me Grupin e Bankës Botërore. Tutje shtoi se kjo do t’i mundësoi institucionit të përfitojë nga ekspertiza e BB-së dhe të fuqizojë kapacitetet e saj në menaxhimin e mjeteve dhe rezervave.

    “Ky anëtarësim do t’i mundësojë BQK-së të përfitojë nga eksperienca e gjerë e Bankës Botërore në menaxhimin e rezervave dhe do të na ndihmojë që t’i fuqizojmë kapacitetet tona në fusha tjera të ndërlidhura”, ka thënë Ismaili.

    Ndërsa, Zëvëndëspresidenti dhe Drejtori i Thesarit të Bankës Botërore, Jorge Familiar ka theksuar se e mirëpret anëtarësimin e BQK-së në Programin RAMP.

    “Si menaxhuesi më i madh i aseteve në komunitetin e zhvillimit, me vlerë të aseteve prej mbi 82 miliardë dollarë nën menaxhim, Banka Botërore është e përkushtuar të avancojë menaxhimin e aseteve publike në mbarë botën. Gjithashtu jemi të kënaqur nga bujaria e Agjencisë Norvegjeze për Bashkëpunim Zhvillimor (NORAD), e cila do të lejojë Programin RAMP të zgjerojë ndikimin e tij botëror”, ka thënë ai.

    RAMP është themeluar më 2001, që i ofrohet bankave qendrore dhe institucioneve të kualifikuara nga BNZHR-ja. Programi është dizajnuar për të ngritur kapacitetet dhe ekspertizën për institucionet përfituese në fushën e menaxhimit të mjeteve dhe fushat e tjera të ndërlidhura, si menaxhimi i rrezikut, raportimit financiar, teknologjisë informative si dhe të aspektit ligjor./Rtk

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.