×
  • Ekonomi
  • Biznes

    BQK: Do të ndërmarrim masa adekuate për mbështetje të ekonomisë në rast të mbylljes

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    BQK: Do të ndërmarrim masa adekuate për mbështetje të ekonomisë në rast të një mbyllje totale
    Në vitin 2020-të si pasojë e pandemisë COVID-19, ekonomia e Kosovës pësoi rënie 7.2 përqind. Kështu bëri të ditur guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti në një konferencë për media, ndërsa thotë se kanë identifikuar nevojat dhe se do të ndërmarrin masat adekuate për mbështetje të ekonomisë në rast të një mbyllje totale.

    Me ç’rast Guvernatori Mehmeti sot takoi edhe komunitetin e biznesit për të identifikuar nevojat për mbështetjen e ekonomisë, në rast se veç ndodhë sërish një mbyllje si pasoje e pandemisë COVID-19.

    “Masat e ndërmarra nga qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë e kanë ndikuar aktivitetin ekonomik në Kosovë dhe si rezultat i kësaj ka kufizime të aktiviteteve ekonomike dhe në vitin 2020 kemi një rënie ekonomike minus 7.2 përqind. Nëse veç ndodhë që të kemi një mbyllje të mëtutjeshme pikërisht edhe për këtë arsye kanë qenë këto takime që i kemi mbajtur sot me përfaqësuesit e bankave. Në rast se paraqitet nevoja për një mbyllje të mëtutjeshme ne veç kemi identifikuar nevojat, dhe këto takime do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim me qëllim që edhe masat që do ti ndërmarrim do të jenë në kontinuitet ose ne harmoni ose sipas nevojave që të paraqiten në mënyrë që ta suportojmë ekonominë e vendit”, tha Mehmeti.

    Mehmeti thotë se bankat vazhdojnë të kenë likuiditet të mjaftueshëm ku vetëm gjatë vitit të kaluar bankat kanë ndihmuar ekonominë diku me 1.5 miliard euro.

    “Bankat vazhdojnë të kenë likuiditet të mjaftueshëm, vetëm gjatë vitit 2020 në periudhën e pandemisë, bankat e kanë ndihmuar ekonominë diku me 1.5 miliard euro”, theksoi Mehmeti.

    Guvernatori Mehmeti pikërisht për mundësinë e mbylljes të sërishme të vendit ka takuar përfaqësuesit e bankave, bizneseve dhe fondit garantues.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.