×
  • Lajme
  • Lajme

    BQK dhe BERZH nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi lidhur me qasjen në financa për gratë

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me mbështetjen e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse “WE Finance Code”, gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Washington D.C.

    Ky memorandum paraqet përkushtimin dhe zotimin e BQK-së për të mbështetur dhe kontribuar në nismat dhe zhvillimet e nevojshme në sektorin financiar, të cilat mundësojnë rritjen e qasjes në financa për gratë në biznese të vogla dhe të mesme, në funksion të rritjes së përfshirjes financiare, mbrojtjes së konsumatorit dhe edukimit financiar përmes që është në linjë me Planin Strategjik të BQK-së

    Sipas komunikatës për media, guvernatori Ahmet Ismaili gjatë nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje me Zëvendëspresidentin e BERZH-it, Mark Bowman, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm dhe se do të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare në Kosovë duke siguruar një qasje të barabartë në resurset financiare e veçanërisht për gratë ndërmarrëse. Memorandumi i Mirëkuptimit me BERZH-in paraqet një rast të veçantë duke ofruar mundësi për të punuar në funksion të gjithpërfshirjes financiare dhe qasjes në financa në mënyrë të barabartë për të gjithë, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin financiar dhe prosperitetin ekonomik në Kosovë, potencoi guvernatori Ismaili.

    Nisma e tillë “WE Finance Code” u lansua vitin e kaluar nga Banka Botërore në takimet vjetore në Marakesh (Maroko), ku edhe BQK ishte pjesëmarrëse e kësaj nisme, dhe nënshkrimi i saj pikërisht në takimet vjetore, duke ju bashkuar rreth 30 bankave qendrore dhe institucioneve rregullatore deri tani, paraqet një simbolikë të veçantë të përkushtimit sistematik të bazuar në planin strategjik të BQK-së.

    Në fund, palët u pajtuan që të punohet së bashku me aktivitete konkrete që mundësojnë zbatimin e kësaj Marrëveshje, përfshirë edhe organizime të përbashkëta që kontribuojnë në arritjen e qëllimit, në bashkëpunim me sektorin financiar dhe grupet e interesit.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka vizituar fillimin e punimeve për rehabilitimin...
    Lajme25 Tetor 2024
    Qytetarët e Ferizajt tash do ta nuhasin më afër aromën e veçantë të Prince Coffee-s. Kjo pasi në këtë qytet është hapur...
    Lajme25 Tetor 2024
    Një person është ndaluar pasi është kapur nga Policia e Kosovës dhe Dogana duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Në automjetin...
    Të tjera
    Sport25 Tetor 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Feronikelit 74 dhe Ferizajt, e vlefshme për javën e 10-të në Superligën e Kosovës...
    Vip25 Tetor 2024
    Teksa po qëndronin në oborr, konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka ngacmuar pak Xhenetën. “Vajza ime i ka sa...
    Vip25 Tetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të vëzhguar e më të famshme në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3, janë bërë bashkë në...
    Vip25 Tetor 2024
    Këtë mëngjes të bukur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, konkurrentët Gjesti dhe Burimi kanë vendosur që ta përgatisin ushqimin. Teksa...
    Vip25 Tetor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka nisur ditën duke qarë nga malli për vajzën e saj. Mes lotësh...
    Vip25 Tetor 2024
    Lela dhe Driloni derisa po qëndronin në dhomën e gjumit kanë filluar të ‘sulmojnë’ njëri-tjetrin me jastëk. Në këtë mënyrë Lela dëshironte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.