×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK: Deri në qershor mërgimtarët dërguan në Kosovë 635.1 milionë euro, 14 % më shumë se vjet

    FrontOnline
    02 Shtator 2023

    Banka Qendrore e Kossovës ka publikuar statistikat e Bilancit të Pagesave për muajin qershor 2023, ku figuron se vlera e remitancave deri në qershor të këtij viti ka arritur në 635.1 milionë euro.

    Sipas BQK’së, kjo paraqet një rritje prej 14 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Vjet kjo shumë ishte 555.4 milionë euro.

    “Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në qershor 2023 shënoi 635.1 milionë euro, që paraqet rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (555.4 milionë euro ishte deri në qershor 2022)”, thuhet në njoftim.

    Në njoftimin e BQK’së thuhet se bilanci tregtar në mallra në kuadër të BP, deri në qershor 2023, kishte deficit në vlerë prej 2.1 miliardë euro, që është deficit më i madh tregtar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Sipas BQK’së, shërbimet deri në qershor 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 553.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 36% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (407.8 milionë euro).

    Shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve gjaë qershorit kanë arritur vlerën 58.9 milionë euro, prej të cilave 46 përqind janë shpenzime në Shqipëri.

    “Kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi. Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 (7 % më të ulëta se këtë vit). Rreth 90% e shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15% më shumë.

    Kurse shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën 58.9 milion euro që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, prej të cilave rreth 46% janë shpenzimet në Shqipëri”, thuhet në raport./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Sot, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, kanë filluar kërkimet për Arban Hisarin, 26 vjeç, nga Prizreni, i cili është raportuar...
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Malishevë dhe e ka lënduar një...
    Lajme11 Janar 2025
    Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë ditës së djeshme në polici. Një burrë në Ferizaj ka thënë se mbesa e tij...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi të premten në terminalin doganor në Fushë Kosovë i kishte këputur litari i metaltë një kamioni, i...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh. Policia tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.