×
  • Sport
  • Sport

    Botërori 2026: Kaos dhe pasiguri, 100 ditë nga turneu madhor

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Bota është një kaos total pas sulmit të SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit dhe përgjigjes së këtij të fundit në të gjitha vendet e Lindjes së Mesme me baza amerikane në to.

    Dhe e gjithë kjo kur duhen edhe 100 ditë nga fillimi i kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik, Kupa e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada, turne ku është kualifikuar edhe Irani.

    Por parashikimet për këtë të fundit nuk janë shumë të mira teksa vetë presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit vuri në dyshim praninë e kombëtares së Iranit në këtë edicion të Kupës së Botës, ndërkohë që kritikat për përshkallëzimin e këtij konflikti të nisur nga SHBA dhe Donald Trump janë gjithnjë e më të forta.

    Ajo që duhet të ishte një festë, numërimi mbrapsht i 100 ditëve, tani është një event i rrethuar na një det dyshimesh, pasiguria pushton një turne për të cilin janë ngritur shumë pikëpyetje.

    FIFA përmes sekretarit të Përgjithshëm, Mathias Grafström tha se po monitoron situatën, por duket shumë e komplikuar që ky organizëm të bëjë diçka kundër një prej vendeve organizatore, SHBA dhe një prej partnerëve kryesorë, Trump, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj nga fillimi i Botërorit.

    Situata në Lindjen e Mesme është gjithnjë e më e destabilizuar. Të hënën u bombardua një nga rafineritë që i përkisnin kompanisë Aramco, një prej kompanive më të mëdha të naftës në botë dhe partner i FIFA dhe sponsor zyrtar i Botërorit.

    Ndërkaq, futbollistë, trajnerë dhe punonjës të huaj në vendet pranë Iranit si Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman apo Bahrein kanë mbetur të bllokuar.

    “Luajtëm një ditë më parë një ndeshje të Kupës dhe kishim ditën e lirë. Kur ishim pranë, nisën të binin sirenat e alarmit dhe punonjësit e sigurisë na thanë se duhej të ktheheshim sepse sulmuan ambasadën e SHBA. Ishim të frikësuar, kjo duhet të përfundojë”, tregon Miguel Angel Baltanas, anëtar i stafit teknik të Al Muharraq SC në Bahrein.

    Por në këtë moment, nuk është vetëm irani në dyshim për botërorin 2026; edhe Haiti që kthehet në një Kupë bote, pas 52 vitesh, është në listën e 14 vendeve jo të rregullta sipas politikës së emigracionit të Trump dhe për këtë arsye asnjë prej shtetasve haitianë nuk lejohet të hyjë në SHBA.

    Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë përjashtim gjatë 38 ditëve të Botërorit

    Një tjetër problem që lindi në prag të Kupës së Botës, lidhet me Meksikën, vendin tjetër pritës të kompeticionit, shkruan tch.

    Dhuna e shfaqur në vend pas vrasjes së shefit të kartelit të Jaliscos, El Mencho, ka prekur qytetet meksikane që do të presin ndeshjet e Botërorit sic është Guadalajara, ku në 26 qershor është programuar të luhet psh ndeshja me Spanjës dhe Uruguajit, sfida e fundit në grup.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri foli për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”, ndërsa komentoi në një postim në Facebook...
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special më 27 shkurt 2026 mori vendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Specilae të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTR) në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka...
    Lajme03 Mars 2026
    Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka thënë se bisedimet midis Brukselit dhe Malit të Zi për anëtarësimin e këtij vendi në...
    Lajme03 Mars 2026
    Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, ka komentuar zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit. Ai ka bërë me dije se procedurat...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka njoftuar ka marrë vendim për themelimin e katër komisioneve me...
    Sport03 Mars 2026
    Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani është larguar nga Irani. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes rrjeteve sociale....
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari në një konferencë për shtyp tha se vendi i tij nuk ishte informuar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.