×
  • Opinione
  • Opinione

    Bota pas Coronavirusit është një botë tjetër

    FrontOnline
    21 Qershor 2021

    Kush jam unë dhe, nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes.

    Aktualisht, shumë njerëz ia bëjnë sërish këtë pyetje vetes. Njerëz të cilët më në fund po shohin dritë në fund të tunelit pas muajsh mbylljeje në periudhën që po agon pas koronës. Drita e normalitetit, pritja e një vere të shkujdesur siç e kemi dëshiruar në shumë muaj distancë dhe të ndenjjes në vend.

    Jam akoma ai që isha?

    Por, papritmas ti ndalon dhe e pyet veten me dyshim: A jam ende ai që kam qenë? A jam akoma ai që isha para koronavirusit? Sa kam ndryshuar? Dhe si do të përshtatem me këtë botë të re, të vjetër?

    Politikanët i shpallin me krenari shifrat gjithnjë e më të ulëta të incidencës javore të infektimeve. Në Gjermani duket se po e vendosim nën kontroll. Kjo është një arsye për t’u gëzuar – jo vetëm për kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn.

    Por, përtej shifrave anonime, individi shpesh harrohet. Kur bëhet fjalë për veten tonë, për çdo individ, shifrat e rënies së incidencës shpesh kanë përballë një kurbë në rritje të shqetësimeve dhe frikës. Sepse një gjë është e qartë: rruga në pandemi ishte shkëmbore dhe stresuese. Rruga për të dalë nga pandemia nuk është aspak sukses i sigurt.

    Kjo nuk vlen vetëm për pacientët me pasoja afatgjata të koronavirusit ose për grupin e madh të atyre që janë shëruar, të cilët, sipas një studimi në revistën e specializuar britanike “The Lancet Psychiatry”, luftojnë mbi mesataren me çrregullime ankthi dhe me luhatje humori. Dhe, kjo nuk vlen vetëm për njerëzit e panumërt, që u ekspozuan ndaj dhunës në familje ose që vuajnë nga trauma të tjera.

    Si është puna, për shembull, me fëmijët që i patën mësimet pa prani fizike dhe pa shokët e shkollës për shumë muaj? Ose fare thjesht: si është puna me ne, që mendojmë se e kaluam fare mirë në të vërtetë kohën e izolimit dhe veçimit? Me ne që ishim në gjendje të nxirrnim ndonjë përfitim nga ritmi më i ngadaltë i jetës, që punuam me zell që nga shtëpia, por që ishim edhe shumë me qejf vetëm? Dhe që mund të bënim pa çmendurinë e biznesit të mbinxehur dhe superambicien profesionale.

    Rruga për të dalë nga pandemia nuk është sukses i sigurt as për këta njerëz. Studimet shkencore ose të dhënat e shoqërive të sigurimeve shëndetësore tregojnë se pandemia ka goditur shumë psikikën e njerëzve. Fenomen i përhapur është një tendencë e shtuar për depresion. Ato mbeten – dhe nuk zhduken automatikisht me virusin.

    Dhe, është e papranueshme që kohët e pritjes për psikoterapi ambulatore në Gjermani po zgjaten gjithnjë e më shumë dhe se, sipas “Shoqatës së Psikoterapistëve Psikologjikë”, pacientëve u duhet të presin deri 22 javë.

    Fatkeqësisht, politikanët nuk patën vepruar në mënyrë aktive në zgjerimin e gamës së shërbimeve këshilluese. Si kudo tjetër, në institucionet e mëdha mund të vërehet një tendencë për “biznes si zakonisht” të përshpejtuar dhe të pandjeshëm. Një shembull i mirë për këtë zakon të keq të përhapur është thirrja ë sipërmarrësve që punonjësit e tyre tani të jenë aq të mirë sa të kthehen nga shtëpia në tryezat e sipërmarrjeve.

    Punonjësi, i cili sapo është vlerësuar për zhdërvjelltësinë e tij, fërkon sytë me habi. Dhe me të gjithë ata që ndërkohë kanë konstatuar: pas koronavirusit situata nuk është e njëjtë si para koronavirusit. Jo vetëm që ne kemi ndryshuar, por ka ndryshuar edhe bota përreth nesh. Riorganizimi i botës së punës, lehtësitë e komunikimit digjital ose rikujtimi i së veçantës rajonale nuk duhet të degradohen në një viktimë emergjente të lidhur me pandeminë. Përkundrazi, ato duhet të jenë pjesë e një riorganizimi të mjedisit tonë dhe ripërcaktimit të jetës sonë.

    Le ta nisim me këtë. Le të frymëzohemi nga takimi me një realitet të ri! Përndryshe të gjitha sakrificat në luftën kundër koronavirusit do të shkojnë dëm.

    Nga Rubrika
    Opinione01 Qershor 2025
    Për më shumë se dy dekada, Kosova ka funksionuar pa një strategji të qëndrueshme për sektorin energjetik. Që nga viti 2000 deri...
    Opinione30 Maj 2025
    Nga: Rowan Pelling / The Independent Ka shumë gjëra që i përkasin së kaluarës, dhe besoj se të gjithë pajtohem që kënga...
    Opinione29 Maj 2025
    Nga: Arianit Koci Një avokat që i del në mbrojtje një prokurori – nuk është veprim i zakonshëm. As i mençur –...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.