×
  • Lajme
  • Lajme

    Bosch: Procesi në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, skandal e turp

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosch, është shprehur shumë kritik ndaj Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë.

    Në një bisedë për emisionin Info Magazine, diplomati holandez tha se i gjithë procesi ka qenë “skandal” dhe “turp”.

    “Mendoj se i gjithë procesi ka qenë pak a shumë skandal, një turp, sepse ju e dini se i gjithë procesi nisi kur kam qenë në Prishtinë si ambasador, nisi kur u publikua raporti i (senatorit zviceran, Dick) Martyt dhe gjithkush u befasua tmerrësisht për akuzat rreth trafikimit të organeve. Kjo ka qenë arsyeja mbi të cilën serbët arritën ta shtyjnë komunitetin ndërkombëtar për formimin e Gjykatës Speciale. Dhe nëse ato pretendime do të qëndronin, patjetër që do të ishte e tmerrshme prandaj ndërkombëtarët e mbështetën krijimin e Gjykatës”.

    “Pas 2 vjetësh, (ish-kryeprorkurori i Speciale, Clint) Williamson, prokurori që hetoi këto pretendime, erdhi në përfundim se nuk kishte trafikim organesh por ka krime tjera që mund të jenë kryer. Por, sipas meje, nuk kishte kuptim të vazhdohej sepse një Gjykatë e tillë kushtonte shumë dhe do të duhet të krijohej vetëm për diçka të tmerrshme si trafikimi i organeve”, theksoi Bosch në këtë intervistë

    Ai thotë se meqë nuk kishim të bënim me trafikim organesh, do të duhej që çështjet të trajtohen brenda vendit sepse, siç u shpreh, “ju kishit EULEX-in, ndërkombëtarët dhe mund t’i mbanit gjykimet atje”.

    Ish-ambasadori holandez tha se në botë ndodhin shumë gjëra të tmerrshme “dhe krijimi i Gjykatave Speciale dhe kaq të kushtueshme, mendoj se është e çuditshme”.

    Bosch thotë se meqë tani nuk është më ambasador dhe mund të flasë çfarë të dëshirojë, “mendoj se kjo tashmë është kryer por gjithë këta prokurorë dhe gjyqtarë që duan të kenë punë që paguhet mirë, vetëm po e vazhdojnë, e vazhdojnë dhe vazhdojnë, por mendoj se në një situatë normale, e kjo për faj të politikanëve që e lejojnë këtë të vazhdojë sepse këto janë taksat e evropianëve që vazhdojnë të paguajnë për këtë Gjykatë”.

    Sipas tij, nuk duhet pritur që Holanda të dalë kundër gjykatës sepse “me siguri fiton para që lejon që Gjykata të jetë e vendosur këtu, ma merr mendja”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një sistemi frontal, i cili do të manifestohet me...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti nuk i ka numrat. Ai në “Pressing” të...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari mori urdhra...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu...
    Lajme17 Prill 2025
    Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë. Sipas informacioneve të Euronews Albania, një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve...
    Vip17 Prill 2025
    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.