×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Borxhi publik britanik tejkalon GJDP-në për herë të parë në më shumë se 60 vjet

    FrontOnline
    21 Qershor 2023

    Borxhi publik neto i Mbretërisë së Bashkuar u dyfishua në muajin maj dhe tejkaloi pak produktin e brendshëm bruto (GJDP) për herë të parë që nga viti 1961, njoftoi zyra e statistikave.

    Në fund të majit, borxhi neto ishte 2.5 trilion funte (3.3 trilion dollarë), i cili vlerësohet në 100.1 për qind të GJDP-së, njoftoi ONS.

    Është hera e parë që nga marsi 1961 që borxhi si pjesë e GJDP-së ka tejkaluar paksa 100 për qind, përveç gjatë pandemisë, por kjo shifër u ul më pas për shkak të përmirësimit të të dhënave të GJDP-së.

    Borxhi u barazua me GJDP-në pasi huamarrja neto e qeverisë u dyfishua në 20 miliardë funte në maj për shkak të kostos së programit të mbështetjes së faturave të energjisë, raporton cnbc.

    Shuma e borxhit në maj është 10.7 miliardë funte më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe është e dyta më e lartë në muajin maj që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave mujore tre dekada më parë.

    Kancelari i Thesarit, Jeremy Hunt tha se qeveria po merrte “vendime të vështira” për të balancuar financat pas pandemisë dhe pushtimit rus të Ukrainës.

    “Me të drejtë kemi shpenzuar miliarda për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga pasojat më të këqija të pandemisë dhe krizës energjetike të Putinit. Por padyshim që do të ishte e padrejtë që brezave të ardhshëm t’u lihej një borxh që nuk mund ta shlyejë”, theksoi ministri.

    “Kjo është arsyeja pse ne morëm vendime të vështira, por të nevojshme për balancimin e financave, në mënyrë që të përgjysmojmë inflacionin këtë vit, të forcojmë ekonominë dhe të reduktojmë borxhin”, tha Hunt.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Pas aksidentit në vendin e punës të një shtetasi të huaj 47-vjeç, ditën e djeshme në Tiranë, policia ka vënë në pranga...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Lëvizja studentore në Serbi ka shpallur një protestë masive për sot, me titullin “Ngritja e Serbisë”, e cila do të mbahet në...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do ta heqin statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS) për afganët, gjë që nënkupton se mijëra...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Është gjetur 14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 30 maji. Lajmin për Klankosova.tv e...
    Lajme01 Qershor 2025
    “Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë”. Kështu ka shkruar në një postim në Facebook, nënkryetarja e Lidhjes...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Garë e fortë në zgjedhjet e balotazhit në Poloni mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit të krahut të djathtë, Karol Nawrocki. Rezultati...
    Lajme01 Qershor 2025
    Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren –...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Si pasojë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Nga 141 zyrtarë publikë që nuk e kishin deklaruar pasurinë, tashmë vetëm 27 prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë obligim. Drejtori...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.