×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit

    FrontOnline
    20 Mars 2023

    Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të raportojë para ministrave të Jashtëm të shteteve të bllokut evropian lidhur me takimin në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Në këtë takim, që u zhvillua më 18 mars nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën pajtim për aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

    Këtë marrëveshje, apo siç njihet edhe si propozimi evropian, Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, gjatë rundit të bisedimeve që u mbajt në Bruksel.

    “Patëm diskutime të gjata dhe në fund edhe marrëveshje e cila do të konsiderohet si pjesë përbërëse e rrugëtimit evropian për të dyja palët. Do të bëhet pjesë e kapitullit 35 të negociatave të anëtarësimit me BE-në për Serbinë dhe pjesë e dokumenteve dhe kërkesave për normalizim për Kosovën. Tani do të monitorojmë për së afërmi zbatimin. Të dyja palët janë shprehur se duan ta zbatojë dhe le të shohim se si do ta bëjnë këtë”, tha më 20 mars Borrell, para nisjes së takimit të Këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së.

    Për takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe për planet për të siguruar zbatimin e asaj për të cilin u pajtuan palët, Borrell do të flasë edhe në samitin e BE-së që zhvillohet në Bruksel më 23 dhe 24 mars, shkruan REL.

    Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se blloku evropian do të marrë vendim për zbatimin e marrëveshjes dhe aneksit dhe t’i bëjë pjesë përbërëse të kornizës negociuese të BE-së për negociatat e anëtarësimit me Serbinë. Ndërsa për Kosovën, zbatimin do të jetë pjesë e Komisionit për normalizim.

    Një prej pikave të aneksit vendos zbatimin si kusht për përparimin e Kosovës dhe Serbisë në procesin e integrimeve në BE dhe flet për pasojat në rast se nuk do të ketë zbatim.

    Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve, që ka 11 nene, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

    Kjo marrëveshje kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Në kuadër të aktiviteteve në shënim të Ditës Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, organizatat e shoqërisë civile u kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet Ditës Përkujtimore e Policëve të Rënë në Detyrë, si dhe 14-vetori i vrasjes së heroit Enver Zymeri, në krye të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e shkrimtarit, veprimtarit e intelektualit, Adem Demaçit. “Mandela” i Kosovës, për angazhimin e tij politik,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.