×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell: Kishte propozim për shkëmbim territorial mes Kosovës e Serbisë, por ky opsion nuk është në tryezën e dialogut

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë, duke vlerësuar se deri tani procesi është duke funksionuar.

    Por sipas tij, në këtë rrugëtim, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar është i vështirë dhe i ngarkuar me histori.

    ”Emocionet janë të forta dhe mendoj se është e kuptueshme, sepse dialogu është i vështirë, i ngarkuar me histori… Por, do të thosha, deri më tani po shkon mjaft mire. Dhe, siç thashë, ne duam të jemi ndërmjetës duke ditur që disa gjëra për ne janë të papranueshme si zgjidhje”, ka deklruar Borell.

    Ai ka pranuar se muaj më parë, në tryezën e dialogut pati ide për shkëmbimin territorial mes Kosovës e Serbisë.

    ”Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një opsion”, është shprehur ai.

    Borrell për Nezavisne, ka përmendur që ka shtete anëtare të Bashkimit Europian të cilat e kundërshtojnë fuqimisht idenë e shkëmbimit territorial, njofton Klan Kosova.

    “Por, në parim, ajo që duam është të jemi një ndërmjetës. Ne po përpiqemi ta përmbushim atë rol”, tha Borrell.

    Duke folur për administratën e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Borrell tha se Bashkimi Europian pret një partneritet të fortë në të gjitha çështjet dhe jo një konkurs.

    “Ne nuk po garojmë me Shtetet e Bashkuara në Ballkan, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit”.

    “Nëse amerikanët janë atje për të ndihmuar, ne, natyrisht, do ta pranojmë ndihmën, por nuk do të konkurrojmë”, u shpreh Borrell./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.