×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell kërkon që Kosova t’i pezullojë aksionet e policisë në veri

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    Shefi për Politikë të Jashtme, i BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar sot që Kosova t’i pezullojë menjëherë operacionet e policisë në veri.

    Tutje në adresimin e tij, Borrell u shpreh sërish se BE e dënon fuqishëm dhunën që u pa ditëve të fundit në veri të Kosovës.

    ”Aktet e dhunës ndaj qytetarëve, mediave, forcave të rendit dhe KFOR-it janë të papranueshme”, tha ai.

    Kosova duhet t’i pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave të komunave në veri të Kosovës, si hap i parë i shtensionimit, ka thënë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

    Borrell tha se ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe se i ka ftuar ata që “ta qetësojnë situatën menjëherë dhe pa kushte”.

    Ai, po ashtu, tha se BE-ja pret që palët të angazhohen në dialog dhe ta hapin rrugën për zbatimin e Marrëveshjes drejt normnalizimit të marrëdhënieve./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme27 Gusht 2025
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se disa prindër janë duke hasur në vështirësi gjatë procesit...
    Lajme27 Gusht 2025
    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, është shprehur për “Front Online” se hapja e urës së re është...
    Lajme27 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 11:00. Sipas rendit të ditës që ka...
    Të tjera
    Lajme27 Gusht 2025
    Të martën është hapur një nga dy urat e planifikuara mbi lumin Ibër të cilat lidhin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë...
    Lajme27 Gusht 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në selinë e KFOR-it në Prishtinë të dërguarin special të Francës për...
    Lajme27 Gusht 2025
    Të dhënat për gjendjen në pikat kufitare janë përditësuar para disa minutash dhe gjendja raportohet të jetë e qetë. Pritjet për të...
    Lajme27 Gusht 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-31...
    Bota/Rajoni27 Gusht 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. “Kosova zgjedh kryetarin e Kuvendit....
    Vip26 Gusht 2025
    Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Lënda...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.