Reshjet e borës që po vazhdojnë të bien kanë zbardhur çdo cep të Kosovës.
Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët.
Nga sot reshjet parashihet të jenë në formë dëbore edhe në viset e ulëta. Këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s.