×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i Telekomit për bllokimin e xhirollogarive nga Devolli: Po rrezikohet ekzistenca e rreth 3 mijë familjeve

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Gjatë ditës së djeshme, ka filluar edhe tërheqja e mjeteve nga llogaritë e telekomit nga kreditori, që në këtë rast është kompania Dardafon. Pas kësaj ka reaguar edhe Bordi i Perkohshëm Drejtues në krye me Mehmet Berisha.

    “Bordi i Përkohshëm Drejtues i cilëson si tinzare të pa përgjegjshme dhe anti kombëtare veprimet e fundit të kompanisë Dardafon në krye me Blerim Devollin. Veprime këto të cilat rrezikojnë sigurinë nacionale dhe të shërbimeve tjera të domosdoshme në këtë kohë të emergjencave shëndetësore. Për më tepër po rrezikohet ekzistenca e më se 2300 familjeve.Opinioni duhet ta dijë se edhe pas marrëveshjes me Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe Ministrin e Linjës zt. Kuci, që pagesa e borxhit të riprogramohet në afat prej 24 muajsh, dhe kur kishin mbetur vetëm modalitetet teknike të marrëveshjes, kompania Dardafon në mënyrë tinzare tërheq mjetet nga llogaritë e Telekomit edhe përkundër zotimeve se një gjë të tillë nuk do ta bëjë pas marrëveshjes së arritur gojore në zyrën e Kryeministrit”, thuhet në komunikatë.

    “Bordi i Telekomi dëshiron të njoftoj opinion se muajve të fundit Telekomi filloj të këndellet duke afaruar me fitim, duke kufizuar shpenzimet në minimum dhe duke arriturr një sërë rezultatesh pozitive ndër të cilat edhe mbështetja e IFC ( International Financial Corporation) për të ristrukturuar Telekomin në tërësi pa kosto për Telekomin. Bordi dhe Menaxhmenti i Telekomi kanë përgatitur edhe “Planin Emergjent për Rimëkëmbjen e Telekomit” i cili parasheh pagesen e borxheve, investimet në permirësimin e shërbimeve të telefonisë dhe internetit. Të gjitha këto projekte i janë prezentuar Qeverisë së Republikës së Kosovës. Duhet theksuar se të gjitha këto rezultate u arriten me forca vetanake të Telekomit pa mbështejen e Qeverisë. Sukseset dhe këndellja e Telekomit duket se i pengojnë dikujt”, thuhet tutje.Më tej, Bordi i Përkohshëm Drejtues i ka bërë̈ thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës të tregohet më e përgjegjshme karshi kërkesave të vazhdueshme të punëtorëve të Telekomit.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer. Sipas një komunikate për media,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se ka vizituar sot Malishevën duke zhvilluar një bashkëbisedim me rininë e këtij qyteti. Ai...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në Komisionin për Buxhet dhe Financave sot është shqyrtuar Projekt-buxheti për vitin 2025, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën “Agro-Florentina” në Skenderaj, ku theksoi se qeveria e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna dy punëtorë të saj. Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës. Përmes një njoftimi nga kjo komunë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.