Bordi i Përkohshëm i KEK-ut ka aprovuar planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021.
Firmat për këtë i hodhën këtë të premte në dy dokumente kryetari i bordit Musa Misini me drejtorët z. Petrit Ibraj, z. Fadil Hoxha, znj. Fatime Grajqevci dhe u.d. KE z. Luigj Imeri.
Njoftimi i plotë:
Bordi i Përkohshëm aprovon planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021
Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga z. Musa Misini me drejtorët z. Petrit Ibraj, z. Fadil Hoxha, znj. Fatime Grajqevci dhe u.d. KE z. Luigj Imeri sot me dt: 30.10.2020 ka mbajtur mbledhjen e rregullt me ç’rast ka shqyrtuar dy dokumentet kryesore strategjike të korporatës.
Në këtë takim, konform rendit të ditës, Bordi i Përkohshëm i KEK sh.a. ka shqyrtuar planin afarist dhe planin e buxhetit për vitin 2021. Pas prezantimit të mirëfilltë të këtyre dy dokumenteve nga ana e menaxhmentit të KEK-ut, Bordi i Përkohshëm ka miratur të dy dokumentet, në përputhjet me afatet kohore që rrjedhin nga ligji për ndërmarrjet publike.
Fare në fund, Bordi i përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura si në aspektin operative ashtu edhe në atë financiar.
Me respekt,
Bordi i Përkohshëm
KORPOPRATA ENERGJETIKE E KOSOVËS