×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bordi i AKP-së i reagon Kurtit: S’ka valë të shitjes deri në krijimin e institucioneve

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka reaguar pas deklaratave të pretendentit për kryeministër, Albin Kurti, i cili gjatë ditës kërkoi nga bordi i AKP-së të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi.

    Pretendenti për kryeministër Albin Kurti përmes një statusi në Facebook ka kujtuar kohën kur vet si kryeministër i vendit kishte paraparë ndryshimin rrënjësor të statusit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

    E përmes një komunikate për media, Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit njofton opinionin se në takimin e tij joformal të mbajtur javën e kaluar, më datë 19 shkurt 2021, ka udhëzuar Menaxhmentin e AKP-së që të mos vazhdojë me valët e shitjes deri në krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e datës 14 shkurt 2021.

    Ky është reagimi i plotë i AKP-së:

    Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit njofton opinionin se në takimin e tij joformal të mbajtur javën e kaluar, me datë 19 shkurt 2021, ka udhëzuar Menaxhmentin e AKP-së që të mos vazhdoj me valët e shitjes deri në krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e datës 14 shkurt 2021.

    AKP, gjithashtu dëshiron të bëjë të qartë se ka qenë bashkëpunuese dhe vazhdimisht ka ofruar mbështetjen në vazhdën e përpjekjeve të secilës qeveri për të ndryshuar strategjinë e privatizimit të ndërmarrjeve dhe pronave shoqërore. AKP, gjithashtu ka ofruar bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Komisionin Hetimor Parlamentar, duke ju përgjigjur të gjitha kërkesave dhe duke shpalosur të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

    Duke pasur parasysh planifikimet buxhetore të Qeverisë për vitin 2021 dhe obligimet ligjore të AKP-së që të zbatoj ligjin në fuqi, Bordi ka shqyrtuar mundësinë e rifillimit të shitjeve në mënyre që të hyrat buxhetore të arrihen sipas Ligjit për Buxhetin. Sidoqoftë, e ritheksojmë se qysh javën e kaluar, në respektim të procesit të formimit të institucioneve të reja, dhe me qëllim të koordinimit sa më të ngushtë me Kuvendin dhe Qeverinë, Bordi ka marr vendim për pezullimin e valëve të shitjes.

    AKP, në mënyrë të vazhdueshme ka qenë e hapur dhe bashkëpunuese me secilën qeveri, zyrtarët e lartë të institucioneve qendrore dhe lokale konform mandatit të saj ligjor. Kjo praktikë do të vazhdoj edhe në të ardhmen duke respektuar në plotni kornizën ligjore në fuqi dhe obligimet e ndërsjella me institucionet relevante.

    Për hir të informimit të saktë të opinionit publik dhe të gjitha palëve të interesuara, përveç shitjes së aseteve në pronësi shoqërore, AKP në mandatin dhe përgjegjësinë e saj ka edhe menaxhimin me kërkesat dhe procedurat e pagesave për 20%-shin për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore (rreth 50000 përfitues deri më tani), shqyrtimin dhe përballjen me kërkesat kreditore (rreth 2.1 Miliard Euro nga kreditorë të brendshëm dhe të jashtëm), ballafaqimin me mbi 25000 konteste gjyqësore që ndërlidhen me pronat shoqërore, mbrojtjen në dy arbitrazhe të komplikuara ndërkombëtare në vlerë prej rreth 30 Milion Euro dhe administrimin e përditshëm të 591 Ndërmarrjeve shoqërore me rreth 2300 aseteve në mbarë territorin e Kosovës (të cilat vazhdimisht rrezikohen nga tjetërsimi i paligjshëm). Realizimin e këtij mandati ligjor e vështirëson në masë të madhe presioni publik, i cili në shumicën e rasteve është i bazuar në informata jo të plota dhe jo zyrtare.

    Koncepti i transformimit të pronës shoqërore, Ligji mbi Agjencinë Kosovarë për Privatizim, dhe procesi i privatizimit në formën e tanishme nuk janë produkte e as vendime të AKP-së, por të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, specifikisht të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    AKP vepron në bazë të kësaj kornizë ligjore dhe rregullisht i raporton institucioneve qendrore për veprimet e saj. Andaj, për shkak të ndjeshmërisë së procesit, ju bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë e institucional që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga kualifikimet publike të bazuara në informata jo të plota, të cilat për me tepër janë paragjykuese dhe të dëmshme për imazhin e një institucioni të pavarur kushtetues dhe ligjor, si dhe integritetin personal dhe profesional të zyrtarëve brenda këtij institucioni.

    AKP mbetet e hapur dhe transparente që të ndajë informata me këdo që ka interesim për procesin e privatizimit dhe administrimit të pronave shoqërore.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...
    Vip11 Janar 2025
    Këngëtari Luiz Ejlli, ka publikuar këngën e tij të re. Kjo këngë është dedikim për Martin Canin, 14-vjeçarin i cili u vra...
    Lajme11 Janar 2025
    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka asgjë se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.