×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi gjigant i Albin Kurti/ VV-ja e ndryshoi Ligjin që ta rris numrin e anëtarëve në KPMSHC nga 7 në 15!

    FrontOnline
    14 Nëntor 2024

    Për gjashtë vite Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHC) kishte vetëm shtatë anëtarë, por nga 2 tetori i këtij viti KPMSHC do të ketë pesëmbëdhjetë anëtarë në përbërje.

    E gjitha kjo ka ndodhë pasi Kuvendi i Kosovës, me 2 tetor 2024 ka marr vendim për rritjen e numrit të anëtarëve të këtij Bordi.

    Kërkesa është bërë nga Qeveria e Kosovës, konkretisht nga kryeministri Albin Kurti, përderisa votat në Kuvend i ka siguruar partia e tij, përkatësisht Lëvizja “Vetëvendosje”.

     

    Rritja e numrit të anëtarëve të KPMSHC-së për pozitën shihet e nevojshme dhe ka ndodhur për shkak të lëndëve të shumta që ka pasur ky Këshill, derisa për opozitën rritja e numrit të anëtarëve të këtij Këshilli nga shtatë në 15 ka ndodhë për shkak të tendencës së vazhdueshme, siç thonë për kapjen e këtij Këshilli, si institucion i pavarur, raporton portali Front Online.

    Përndryshe, përgjegjësi ligjore e Këshillit është që të shqyrtojë dhe të merr vendime për ankesat e nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil, si dhe të monitorojë institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civilë, lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil.

    Deputeti i VV’ së: Rritja e numrit të anëtarëve në KPMSHC për shkak të numrit të lëndëve

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Valon Ramadani, thotë se arsyeja kryesore e rritjes së anëtarëve në KPMSHC është për shkak të lëndëve të shumta.

    Ramadani për “Front Online” tha se ky Këshill ka nevojë për bashkëpunëtorë profesional.

    “Ka nevojë të ketë numër më të madh të anëtarëve për shkak të lëndëve, ka numër të madh të lëndëve edhe nëse rritët numri i stafit se çdo gjë lidhet me Këshillin dhe ata kanë nevojë për bashkëpunëtorë profesional”, u shpreh Ramadani.

    Deputeti i PDK’së: Qeveria po tenton ta “zaptojë” KPMSHC-në, ashtu si institucionet e tjera të pavarura

    Anëtari i Komisionit për Administratë Publike, Isak Shabani, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e numrit të anëtarëve në KPMSHC.

    Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, për “Front Online” shprehet se asnjëherë në Komision ky Këshill nuk ka shprehur ankesa për numrin e vogël të anëtarëve.

    Sipas tij, KPMSHC ka nevojë për ekspertë profesional me i shqyrtuar lëndët.

    “S’ka pasur arsyeshmëri, sepse çdo herë kur ka raportuar Këshilli, asnjëherë nuk ka paraqitur nevojë për rritjen e numrit të anëtarëve, përveç mbështetjeve të eksperteve profesional për mi shqyrtuar lëndët”, u shpreh ai.

    Rritja e numrit të anëtarëve nga Qeveria është për ta kapur këtë institucion, vlerëson Isaku.

    “Siç po ndodh me çdo institucion të pavarur edhe ky dëshiron t’i kap këto institucione. Qeveria është e interesuar që çdo institucion mos me lënë të pavarur”, deklaroi Shabani.

    Sindikalisti Sefaj: Është dashur të shtohet numri i bashkëpunëtorëve profesional, por synimi është që të punësohen militantët e VV-së

    Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, vlerëson se Qeveria ‘Kurti’ dëshiron ta merrë kontrollin e KPMSHC, siç thotë ai, dhe t’i punësoj militantët e tyre.

    Sefaj theksoi për “Front Online” se rritja e numrit të anëtarëve nuk është e nevojshme, por më e nevojshme është numri i bashkëpunëtorëve profesional.

    “Është dashur të shtohet numri i bashkëpunëtorëve profesional, zyrtarëve që i përgatisin lëndët. Kur nuk shtohet numri i tyre nuk ka rëndësi sa shtohet numri i anëtarëve. Qeveria ka dashtë ta marr kontrollin mbi këtë Këshill dhe t’i rehatojnë njerëzit e vetë”, shprehet Sefaj për “Front Online”.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Koreticë, ku një person ka mbetur i lënduar. Këtë e ka konfirmuar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, është takuar sot me gjeneralin amerikan në pension, Wesley Clark. Hovenier ka shkruar se është gjithmonë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim sot kryetarin e KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, me të cilin kanë diskutuar për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se është duke u përgatitur padi ndaj institucioneve që thotë se “nuk...
    Vip14 Nëntor 2024
    Gjesti ka debatuar me Drilonin për shkak të Xhenetës. Pasi Driloni ia përmendi ‘trileqen’ Xhenetës, Gjestit i kishte ngelur ‘hatri’. Ky i...
    Vip14 Nëntor 2024
    Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Vullnetit dhe Rovenës. Vullneti i ka thënë Rovenës...
    Vip14 Nëntor 2024
    Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Vullnetit dhe Rovenës, kjo për shkak të kujdesit...
    Vip14 Nëntor 2024
    Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Vullnetit dhe Rovenës. Vullneti i ka thënë Rovenës...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ka vazhduar edhe më tej diskutimi mes Mevlani dhe Arionit për ndarjen e detyrave. Mevlani i ka thënë Arionit se ai në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.