Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
E lidhur me këtë festë kanë bërë postime të ndryshme edhe fytyrat publike.
Moderatorja Bora Zemani me anë të një postimi në rrjetin social Instagram uroi djalin e saj.
“Jeta ime e vërtetë! Ajo pjesa e bukur që me mbush shpirtin plotë! Gëzuar i vogli im i madh sa bota! Gëzuar 1 qershorin kalamaja!”, ishte mbishkrimi i moderatores.
Ndryshe moderatorja këtë periudhë ishte në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë shkak i jetës së saj personale dhe lidhjen me Donald Veshajn.