Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, pas një viti angazhimesh me emision duket se po kalon një kohë jo-produktive.
Larg ekranit e sharmit të zakonshëm, ajo ka njoftuar se ka nisur pushimet në Turqi.
Derisa ka zgjedhur një resort luksoz, ylli i “Përputhen” nuk ka ngurruar të sjell edhe disa poza atraktive.
E njëjta është shfaqur në një rrjetë transparente e kapelë në kokë, ndërkohë që ka pozuar tërësisht pa grim.
“Personi që po telefononi për momentin nuk mund të përgjigjet. Ju lutem lini mesazhin tuaj pas sinjalit”, ka thënë ajo.