Bora Zemani ka konfirmuar rikthimin e saj si moderatore në “Për’puthen”.
Këtë ajo e bëri të ditur në mbylljen e nëntë të “Dancing with the Stars”.
“Mos harroni, do të shihemi bashkë të hënën.”, tha Bora ndërsa Eno Popi e uroi për këtë lajm të bukur.
Ndërkohë kujtojmë se Ori Nebijaj u largua këtë të premte nga moderimi i emisionit të dashurisë, pasi pranoi mandatin e deputetes.
Bora rikthehet sërish në “Për’puthen”, program ky i moderuar nga ajo dy sezonet e kaluara.
Moderatoret do ta shohim tashmë në dy programet.