Këtë sezonë, moderatorja e programit “Për’puthen” ishte Ori Nebijaj. Por e njëjta do të largohet pasi ka marr mandatin e deputetes.
Lidhur me këtë, ka pasur pyetje të shumta se kush do ta moderoj këtë emision.
Autorja e programit, Olsa Muhameti, i ka bërë ftesë publikisht Bora Zemanit të rikthehet.
“Ende nuk është vendosur gjithçka, pavarësisht se ka shumë alternativa. Mesa duket, “Për’Puthen” është program hit dhe moderatorët/prezantuesët e shohin si një trampolinë për të bërë karrierë në Top Channel, në ekranin e madh të shqiptarëve. Prandaj nuk është se kanë munguar alternativat, kanë qenë të shumta. Por, personalisht kam bërë një ftesë, jo vetëm personalisht, por edhe zyrtarisht sepse u konsultova me drejtuesen e Top Channel, Lori Hoxhën, dhe i kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në ‘Për’Puthen’.
Bora e njeh shumë mirë programin. Nga ana tjetër, do të ishte kthimi i saj në shtëpi, sepse Bora nuk u largua sepse nuk ka dashur ‘Për’Puthen’ apo ‘Për’Puthen’ nuk e ka dashur Borën, por mori një spektakël të madh siç është ‘Dancing with the stars’ dhe është çështje e menaxhimit të kohës. Aktualisht, përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur. Jo se nuk e do ‘Për’Puthen’, por unë shpresoj që Bora do ta gjejë kohën për t’i menaxhuar të dyja programet dhe të mos i thotë ‘jo’ ftesës së ‘Për’Puthen’”, tha ajo.
Se çfarë vendimi do të marr Bora, mbetet të zbulohet ditëve në vazhdim.