Bora Zemani është një prej moderatoreve më të njohura në Shqipëri.
Aktualisht, ajo moderon emisionin e dashurisë “Për’puthen”. Në puntatën e fundit të këtij emisioni, ajo ka bërë një koment epik për vlonjatët.
Vlonjat është edhe ish i dashuri i saj, Donald Veshaj.
Në emisionin e fundit, Alvisa e merr Bashkimin në një takim në qytetin e saj të lindjes, Vlorës.
Ndonëse takimi shkoi shumë mirë, ishte një detaj i vogël që i kishte penguar Bashkimit. Ai mori jo pak komente aspak pozitive nga vlonjatët.
“Meshkujt vlonjatë janë një çik si të egër dhe mbahen si të fortë. I kanë thënë jo fjalë të mira. E shikonin edhe shtrembët”, tha Alvisa në lidhje me eksperiencën e Bashkimit me qytetarët.
Pas deklaratës së Alvisës erdhi edhe ndërhyrja e Borës në lidhje me vlonjatët.
“Do mësohesh, do mësohesh se nuk e kanë me të keq”, ia priti moderatorja teksa të gjithë shpërthyen në të qeshura.