Pas rrëfimit të Dondald Veshaj, në lidhje me raportin e tij të krijuar me Beatrix dhe marrëdhënien që ai kishte jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ me moderatoren Bora Zemani një tjetër video konfuzoi gjithë situatën!
Përpara tij, në ekran u shfaq moderatorja Bora Zemani, pas puthjes romantike që dyshja shkëmbyen, ndërsa tregon varsen që Donaldi i dhuroi nga muri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe thotë fjalët:
“Sa i përket situatës tonë, ju e dini qëndrimin tim (tregon varsen). Çfarë përgjigje do nga unë, më prisni pak edhe mua se po pres edhe unë dikë!”.
Pas kësaj video, Donaldi, tejet i prekur thotë se ndihet në faj dhe ndihet se nuk e ka respektuar, ndërsa nga ana tjetër thotë se ndihet tepër i dhënë pas Beatrix, me të cilën shkëmbeu edhe puthjen e parë mbrëmjen e djeshme, gjatë ‘dasmës’ së tyre, raporton tch.
Donaldi: Nuk e di! Ndihem në faj për pjesën se si ka ndodhur gjithë kjo situatë! Dukem tamam sikur nuk e kam respektuar, ndihem shumë keq!
Arbana: Je realisht i dhënë pas Beatrix, ke ndonjë gjë për t’i thënë asaj?
Donald: E kam shumë qejf Triksën.
Donald: Ndihem shumë keq tani!