Bora dhe Donaldi qëndrojnë ende në vëmendje të medias rozë.
Ish – çifti që aludohet se janë ribashkuar vazhdojnë të ndiqen në çdo hap të tyre dhe padyshim që ndjekësve nuk do t’u ikte tatuazhi i ri i Borës.
Moderatorja e “Për’puthen” ka postuar disa imazhe nga pushimet në Turqi ku është shfaqur në bikini dhe ra në sy tatuazhi abstrakt.
Forma e tatuazhit që ajo ka bërë në trup është i njëjti me disa foto me veprat abstrakte të Picassos që Donaldi publikoi në Instagram para publikimit të këngës së tij, e cila është dedikim për Borën.
Këto detaje mund të jenë rastësi, megjithatë ekzistojnë dyshimet se dyshja mund të kenë bërë dedikim për njëri-tjetrin.