Valdrin Sahiti mblodhi mbrëmë thuajse të gjithë emrat e njohur nga bota e showbizit. Ai prezantoi koleksionin e tij më të ri, pikërisht aty ku nisi gjithçka, në Prishtinë.
Në këtë mbrëmje të ftuarit ishin fytyra publike, e gjithçka ishte e përgatitur deri në detajin e fundit.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj.
Edhe pse deri mbrëmë ata nuk pranuan se janë rikthyer bashkë, në pamjet e publikuara së fundi dyshja i dhanë kuptim raportimeve pasi u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, transmeton lajmi.net.
Madje, aktori nuk hezitoi e në prani të të gjithëve u afrua aq shumë sa i ndezi edhe cigaren Borës.