Monika Lubonja ka habitur të gjithë me përgjgijen e saj.
Aktorja dhe ish- banorja e BBV, Monika ka qenë së fundmi e ftuar në “Glamour Zone” ku ka treguar në detaje eksperiencën e saj për 136 ditë brenda shtëpisë më të famshme.
Ajo siç dihet ka pasur raporte të mira edhe me Donaldin, e veçanërisht nga fundi i formatit.
Duke ditur këtë Monikës iu bë edhe pyetja: Bora apo Beatrix? Me cilën nga vajzat ka qenë vërtetë i dashuruar Donald Veshaj?
” Sa i përket dashurisë së Donaldit, unë mendoj që fjala dashuri ende nuk ka ardhur. Të dy duhej të ishin njohur. Kanë pasur një njohje një mujore, nuk e di sepse tani pas daljes kam parë shumë gjëra”, u përgjigj Monika.
Kjo përgjgije e saj la të kuptohej se mes Donaldit dhe Trixës nuk ka pasur ende dashuri.